
Zonat kohore sigurisht që mund të jenë konfuze, dhe ato ndoshta ngatërruan pasagjerët në një fluturim që udhëtonte nga Seuli, Koreja e Jugut për në San Francisko, SHBA në ditën e Vitit të Ri, që do të thotë se po kthehej nga 2023 në 2022.
Avioni u ngrit nga Seuli 35 minuta pas mesnate dhe u ul në San Francisko në orën 17:14.
Diferenca kohore mes këtyre dy qyteteve është deri në 17 orë, megjithëse vetë fluturimi zgjat rreth 9 orë.
Ndjekësit e Flightradar24, të cilët e postuan këtë në Facebook, u kënaqën dhe disa rrëfyen situatat në të cilat u gjendën.
“Një herë kam udhëtuar nga Sydney në Honolulu me një fluturim 10-orësh. Avioni u nis në orën 18:00 të së shtunës dhe mbërriti në Honolulu në orën 7 të mëngjesit, gjithashtu të shtunën! I shijova dy të shtuna, por edhe ishte konfuz”, tha një përdorues.
Budallalliqe,qe shendrrohen ne lajme..Gjera qe dihen dhe jane te perditshme.Nuk e kuptoj,kur njeri shkruan se kishte arrit ne Honolulu ne te njejten dite nga ishte nisur mbas 9 oresh udhetim dhe ishte shume i kenaqur,ishte gati ne orgazem.Sa shume budallenj ka bota.Futja,bej lajme idiote.
E ke mire or mik ka shume njerez nuk i dine keto gjera.Thjesht per kuriozitet.
Ndonje idiotesi tjeter per 6 vjecare do shkruani…
Po ky nuk eshte rast, rast eshte kur i hyp avionit me politikat e 2022 nga kudo edhe zbret ne tr me politikat e 1991
Kjo është çësht që na ka gjetë ne të shkretët
Te gjithe komentet Pesimista dhe njerez negative,Te githe ankohen..njerez kot