Pavarësisht se është një nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates nuk ka ndërmend që pasuria e tij marramendëse t’i kalojë fëmijëve të tij. Në një intervistë të fundit, bashkëthemeluesi i Microsoft-it tregoi se fëmijët e tij do të trashëgojnë vetëm më pak se 1% të pasurisë së tij – një vendim që ka marrë për arsye tërësisht të qëllimshme.
Gates, i cili ka një pasuri të vlerësuar në rreth 107 miliardë dollarë, ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten e tij Melinda: Jennifer Katharine Gates (29), Rory John Gates (25) dhe Phoebe Adele Gates (22).
Në podcast-in “Figuring Out With Raj Shamani”, miliarderi amerikan u shpreh se dëshiron që fëmijët e tij të ndërtojnë vetë suksesin e tyre, pa u mbështetur tek pasuria që ai ka krijuar.
“Të gjithë vendosin për veten. Në rastin tim, fëmijët e mi kanë pasur një fëmijëri dhe arsimim të shkëlqyer. Por do të marrin më pak se një për qind të pasurisë sime, sepse kam vendosur që nuk do t’u bëja nder nëse do t’u lija më shumë,” – u shpreh Gates.
Ai theksoi se nuk dëshiron të krijojë një “dinasti” dhe se nuk ka pritshmëri që fëmijët e tij të trashëgojnë apo të vazhdojnë rrugën e tij në drejtimin e Microsoft-it.
“Dua t’u jap atyre mundësinë që të fitojnë vetë para dhe sukses, dhe të mos ndihen gjithë jetën nën hijen e privilegjit të pabesueshëm që ka pasur babai i tyre.”
Deklarata e tij ka shkaktuar diskutime të gjera në rrjet, veçanërisht për mënyrën se si të pasurit e trajtojnë trashëgiminë dhe edukimin financiar të fëmijëve të tyre.
Leji naj lek mor burr se i paske edhe te shemtuar. Veshtire te çajne vete.
Fëmijë të bukur!