Gjendet depozita më e madhe e litiumit në planet, vlera arrin 413 miliardë euro

7 Prill 2025, 16:12Lifestyle TEMA
Gjendet depozita më e madhe e litiumit në planet, vlera arrin 413

Një krater gjigant në Nevada të SHBA-ve mund të përmbajë sasinë më të madhe të litiumit të zbuluar ndonjëherë në planet. Sipas një studimi të publikuar në revistën Science Advances, depozita në zonën Thacker Pass, brenda kalderës McDermitt, përmban deri në 120 milionë tonë litium, me një vlerë të përllogaritur mbi 413 miliardë euro.

Mostrat treguan përqendrime rekord litiumi, deri në 2.4% ndaj peshës, shumë më lart se mesatarja globale. Kjo mund ta bëjë këtë zonë burimin më të rëndësishëm për prodhimin e baterive për makina elektrike dhe pajisje të gjelbra.

Ekspertët thonë se ky zbulim mund ta ulë ndjeshëm varësinë e SHBA-së nga importet dhe të ndikojë në rënien e kostos së teknologjive të energjisë së pastër. Megjithatë, ambientalistët paralajmërojnë për ndikime të mundshme negative në mjedis, përfshirë ndotjen e tokës dhe stresin mbi burimet ujore.

Lini një Përgjigje