Burg të përjetshëm për 31-vjeçaren që mbyti gjyshen pas grabitjes së parave

16 Korrik 2022, 10:30Lifestyle TEMA

Burg të përjetshëm për 31-vjeçaren që mbyti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani.

Sipas mjekësisë ligjore, gjyshja Christine S. 81-vjeçe ka luftuar për jetën për disa minuta – më kot.

Ajo u mbyt nga duart e mbesës së saj.

Kjo vetëm për të mbuluar faktin se i kishte vjedhur gjyshes disa mijëra euro.

Të premten e 15 korrikut Sarah u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje.

Ajo është një infermiere geriatrike dhe nënë e një fëmije.

Sarah kujdesej për gjyshen e saj Christine, e cila qëndronte me të në shtëpi për kujdes afatshkurtër, dhe kishte të dhënat e saj bankare.

Kështu Sarah S. ka “marrë” edhe 13 mijë euro për vete.

Kur gjyshja e saj filloi të dyshonte dhe donte të shihte deklaratat bankare, pati një debat.

Më pas ka ndodhur akti brutal.

“32-vjeçarja ka befasuar në mënyrë tinëzare gjyshen e saj teksa ajo ishte duke fjetur”, tha prokurorja Barbara Gremm.

Fillimisht ajo vendosi një jastëk në fytyrën e saj, më pas u gjunjëzua në gjoks dhe e mbyti.

“I pandehuri ka vepruar me vullnetin absolut për të vrarë”.

3 Komente

  1. T
    Te Droguarit ,jane te pallogaritshem ,ne gjithcka

    Ne gjithe personat te cilet marrin Droga ,bne gjermani eshte sigurishte gati 1/2 e popullsise qe merr droge ,edhe pse abhängig nuk jane te gjithe ,por ne momente krizash qe i jep mungesa e drogave dhe njikohesishte mungesa e financimit tper te pasur kto Droga ,,,mundet te behen teper te rrezikeshme para cdo njeriu e konkretishte te afermeve te tyre , me te cilet jetojne . Kush merr Droge ,e komandon Droga dhe truri i saj i sherben vetem Droges pra jane njerez te senmure Psiqik

    Përgjigjjuni
    1. v
      vang

      Nga e more vesh se ajo merrte droge kur artikulli nuk e thote

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te droguarit dhe kurjozi -vang-ving - bang

        vang , ving -vong - ding- dong - qeke suma kurjoze ti ! S'ta tregoj se ku .y

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje