Dafina Zeqiri në pritje të fëmijës së dytë, surprizoi fansat gjatë koncertit madhështor në Tiranë

16 Maj 2026, 11:46Lifestyle TEMA

Dafina Zeqiri në pritje të fëmijës së dytë,

Artistja e njohur Dafina Zeqiri ka surprizuar fansat me një lajm të madh gjatë koncertit madhështor në Tiranë, në kuadër të turneut të saj “Supernova”.

Në mesin e emocioneve, performancave energjike dhe atmosferës elektrizuese, Dafina zbuloi se është sërish shtatzënë, pothuajse gati një vit pas lindjes së djalit të saj, Daskan.

Lajmi u prit me ovacione të shumta nga publiku i pranishëm, ndërsa artistja u shfaq e emocionuar teksa ndau këtë moment të veçantë me mijëra fansa.

“Vetë e dyta”, deklaroi artistja pasi e kumtoi lajmin para dhjetëra mijëra fansave të pranishëm.

Gjithashtu në atë moment kulminant, teksa dha lajmin ajo mbajti duart tek barku i saj, derisa publiku duartrokiste.

Koncerti në Tiranë konsiderohet një nga ndalesat më të suksesshme të turneut “Supernova”, ku Dafina interpretoi hitet e saj më të njohura dhe dhuroi një spektakël të paharrueshëm. Por përveç muzikës, ishte pikërisht ky njoftim që mori gjithë vëmendjen e mbrëmjes.

1 Komente

  1. M
    Media kurva

    Pse lajme Jane keto?! Plehra! Jepni ndonje lajm per ndonje grua qe ka pak pune e buke per femijet... Jo per drogaxhesha e putana ne diell a ne hije!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje