“Dashuria i duron të gjitha”, Revista franceze nxjerr prapaskenat e fejesës së Princit Leka në Ksamil

22 Tetor 2025, 16:55Lifestyle TEMA
“Dashuria i duron të gjitha”, Revista franceze nxjerr

Fejesa e Princit Leka Zogu II dhe Blerta Celibashit nuk ka kaluar pa vëmendje ndërkombëtare. Revista franceze “Point de Vue” i ka kushtuar një shkrim ceremonisë në plazhin me rërë të bardhë e ujëra të bruzta të Ksamilit.

Sipas revistës, më 11 tetor, princi, 43 vjeç, mblodhi rreth 70 miq e të afërm për të formalizuar fejesën e tij me fotografen 27-vjeçare. Pranë tyre ndodhej edhe vajza e princit me Elia Zaharian, një martesë që u finalizua me një divorc të trazuar. Geraldina, më 22 tetor feston ditëlindjen e pestë.

Në kompleksin luksoz ku u mbajt ceremonia, u shërbyen japrakë përpara se princi të ngrinte dollinë e parë. Ai falënderoi të ftuarit në anglisht, kurse Blerta foli në shqip. Më pas, të dy iu drejtuan pistës për vallëzimin e tyre të parë.

Në njërën prej unazave të shkëmbyera, shkruhet: “Dashuria i duron të gjitha.”

Në një intervistë, çifti tregon përjetimin dhe pritshmëritë nga ceremonia.

-Si dëshironit që të zhvillohej mbrëmja?

Princi Leka: Fejesa jonë duhet të reflektonte sinqeritetin dhe thjeshtësinë tonë. Nuk ishte vetëm një moment personal, por edhe një falënderim për këdo që na ka mbështetur dhe përtej kësaj, një formë të të ndarit me popullin shqiptar.

-Si vendosët ta formalizonit lidhjen tuaj?

Princi Leka: Vendimi u poq natyrshëm. Mirëkuptimi ynë është bazuar gjithnjë te besimi dhe miqësia. Ne e dinim se ishim gati kur rrugët tona personale dhe profesionale mund të lëviznin në të njëjtin drejtim.

-Mund të na e prezantoni të fejuarën tuaj?

Princi Leka: Blerta është e fortë, e kulturuar, e kujdesshme dhe tregon empati. Ajo është vegjetariane, e do natyrën dhe i pëlqen të rrëfejë histori përmes kamerës. Ajo mishëron një trajtë të modernizmit shqiptar.

-Cilat veti ju tërhoqën te njëri-tjetri?

Princi Leka: Zgjuarsia, forca e heshtur dhe ndjeshmëria kundrejt të tjerëve. Ajo sillet me dinjitet dhe tregon mirësi të vërtetë.

Blerta Celibashi: Unë u preka thellë nga integriteti i Lekës, durimi dhe dedikimi ndaj misionit të tij. ai tregon një përulësi të rrallë për dikë në pozitën e tij. Ndjenja e tij e përgjegjshmërisë ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar më preku thellë.

-Si e parashikoni të ardhmen tuaj?

Princi Leka: Dëshira jonë është të vazhdojmë të ndërtojmë një jetë në shërbim të të tjerëve dhe me domethënie. Shqipëria po ndryshon vazhdimisht. Shpresoj që duke inkurajuar përpjekjet diplomatike dhe duke ndihmuar popullin shqiptar të përparojë drejt një të ardhmeje europiane, familja mbretërore do të vazhdojë të ruajë një ekuilibër midis republikës, historisë dhe trashëgimisë.

6 Komente

  1. E
    Emilia

    Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.

    Përgjigjjuni

      1. K
        Kim Yong

        mos na cani karin me gjithe te

        Përgjigjjuni
        1. d
          drejtesia

          Mba fort rripin e pantallonave se mos te bien breket,se nderi te ka rene me kohe! Princi leshit qe grindet me familjaret dhe ben skandale,nuk eshte pare gjekundi! Dukesh qe je nje katunar matjan leshko! Dhe mjaft me emra princash se populli nuk njeh mbret cub jo me kelyshet e tyre!

          Përgjigjjuni
          1. t
            turp per shoqerine ton

            nje tragjikomedi mashtrusash qe duan te jetojne ne endrra fallco duke e quajtur veten princ , njerez fallco bosh , thjeshtesine e tyre? ne nje resort super te shtrenjte? turp turp dhe per kete gocen qe na u dashurua me nje plak 16 vite me te madhe dhe me ate fytyre te shremberuar, jane per te ardhur keq

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xxx

              Mendojnë për popullin shqiptar hajdutët që rrojnë brez pas brezi me pasurinë e vjedhur shqiperise

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje