Ekspertët besojnë se vjedhja spektakolare e bizhuterive të Napoleonit nga muzeu i Luvrit në Paris është kryer nga klani më i rrezikshëm kriminal në Gjermani. Bëhet fjalë për klanin Remmo me origjinë arabe, i cili ka kryer një grabitje të ngjashme në Gjermani
Grabitja spektakolare ishte përgatitur në mënyrë prefekte dhe zgjati vetëm katër minuta: Katër autorë të maskuar u ngjitën në një ballkon në katin e parë të Luvrit në Paris me një platformë pune lëvizëse. Ata hynë përmes një dritareje në Galerinë e Apolonit, vodhën nëntë bizhuteri të zbukuruara me gurë të çmuar – dhe u larguan me to!
Nga mënyra e grabitjes së bizhuterive në Paris duket se ishin vërtet hajdutë profesionistë. Eksperti i sigurisë, Butz Peters, e sheh këtë si vepër të profesionistëve – dhe gjen paralelizma me grabitjen e bizhuterive në “Grünes Gewölbe” (Kthina e Gjelbër) në Dresden. “Diçka e paimagjinueshme ndodhi në Francë në kohë rekord – jo rastësi, por e planifikuar me aq saktësi sa dikur në Dresden. Grabitja në Luvër ishte punë precize e profesionistëve,” tha ai për BILD.
Sipas hetimeve të para, autorët parkuan një platformë pune lëvizëse në anën e Senës pranë muzeut, për t’u ngjitur në një ballkon të vogël në katin e parë. Askush nuk e vuri re platformën, sepse aty ishte duke u bërë një ndërtim. Në qarqet e sigurisë, zonat e ndërtimit konsiderohen kritike, sepse sistemet e alarmit ose kamerat shpesh janë jashtë funksionit për një periudhë kohe.
Një metodë shumë e ngjashme ishte përdorur nga klani Remmo edhe në Dresden. Disa ditë para vjedhjes, autorët prenë një grilë dritareje në një qoshe të fshehur dhe e vendosën përkohësisht me ngjitës. Natën e krimit, ata nxorën përkohësisht grilën dhe hapën dritaren e qoshes pas saj, duke hyrë brenda.
Për Peters, kjo grabitje nuk është rastësi: “Autorët duhet ta kenë studiuar më parë objektin dhe do të kenë identifikuar dobësitë dhe kanë kontrolluar rrugët e arratisjes”. Një vjedhje e shpejtë dhe e suksesshme planifikohet gjithmonë me kujdes të madh. Në Dresden, autorët kishin nevojë për një vit e gjysmë për të përgatitur grabitjen e tyre. Edhe në Paris duhet të ketë qenë e njëjta gjë – saktësia e veprimit nuk mund të shpjegohet ndryshe. Peters thekson: “Rreziku më i madh nuk është gjatë grabitjes, por gjatë arratisjes”.
Në Paris, pas vjedhjes, vitrinat u hapën shpejt me forcë, ndërsa në Dresden u thyen brutalisht dhe më pas u plaçkitën.
Edhe arratisja ishte e planifikuar me kujdes strategjik në të dy rastet. Në Gjermani, autorët u larguan me një Audi A6 Avant të regjistruar në vitin 2017. Ata ikën nga Theaterplatz-i, që ishte pa drita pas një sulmi të mëhershëm me zjarr ndaj furnizimit me energji elektrike, dhe u futën në një garazh nëntokësor në lagjen Mickten. Atje dogjën Audin dhe u larguan me një Mercedes që e kishin vendosur më parë aty.
Makina e dytë e arratisjes u sekuestrua më vonë në Berlin. Një muaj më pas, mbi Mercedes-in e konfiskuar u bë një sulm me zjarr, por nuk u dogj krejtësisht. Ekipi i sigurimit të provave gjeti copa xhami nga vitrinat e “Grünes Gewölbe” dhe ADN-në e tre autorëve.
Në Paris, hajdutët e bizhuterive u larguan me skutera. “Kjo nuk është aspak një ide e keqe në një qytet të madh,” thotë eksperti. Shumë shpejt pas grabitjes, policia njoftoi se një skuter ishte gjetur. Ministria franceze e Kulturës deklaroi: “U parandalua një përpjekje për të djegur mjetin motorik që përdorën autorët”.
Për autorët, Peters vetëm mund të spekulojë. Në Dresden, ata vinin nga familja Remmo e Berlinit, një klan i njohur dhe famëkeq.
Butz Peters: “Kjo ishte një dukuri gjermane. Por edhe në Paris ka klane”. Sipas tij, është e mundsur që pas grabitjes së Luvrit të jenë struktura të ngjashme: “Kush bën një gjë të tillë, duhet të ketë besim absolut tek njëri-tjetri”.
Mbetet pikëpyetja për plaçkitjen e grabitur: Bizhuteritë janë unike dhe është pothuajse e pamundur për t’u shitur.
Peters: “Në “Grünes Gewölbe”, vlera e plaçkitjes ishte mbi 100 milionë euro, por nuk mund të shitej”. Një pjesë e saj u gjet më vonë e fshehur – e dëmtuar dhe e deformuar.
“Edhe në Paris mund të ndodhë një gjë e tillë,” thotë Peters. Ka gjasa që plaçka të fshihet fillimisht ose të ndahet për t’u shitur më vonë pjesë-pjesë. Eksperti paralajmëron: “Orët dhe ditët e para janë vendimtare. Sa më gjatë të mbetet e fshehur plaçka, aq më e vogël është shpresa për ta gjetur të paprekur”.
Kurora e thyer e perandoreshës Eugénie – u gjet menjëherë pranë muzeut. Autorët e humbën atë gjatë arratisjes. (BILD)
Po s'ka problem per disa bizhu, se Franca e kapardisur snobe i ka bizhuterite dhe diamantet me bollek, se gjate gjithe historise eshte ngrehur si pallua dhe ka bere kerdine neper planet.
Aman se mos iken Xhokonda se na fiket deren
Franezet Jane me Rusofil SE vete Ruset
Kontrolloni tek ndonje atelie poshte urave te Senes, se nuk i dihet.