Një ngjarje që dikur dukej si e dalë nga filmat fantastiko–shkencorë është bërë realitet. Kompania suedeze Jetson ka zhvilluar garën e parë me makina fluturuese, e quajtur Jetson Air Games, të cilësuar nga shumë media si “Formula 1 e qiellit”, raporton Daily Mail.
Sipas raportimit, katër pilotë morën pjesë në këtë garë ajrore të zhvilluar në UP.Summit 2025 në Teksas, duke pilotuar mjetin elektrik Jetson One, i cili arrin shpejtësi deri në 102 km/h dhe ka autonomi fluturimi rreth 32 kilometra. Për herë të parë, u realizua edhe fluturimi në formacion me katër makina fluturuese, një moment historik për teknologjinë e aviacionit personal.
Bashkëthemeluesi i kompanisë, Tomasz Patan, e përshkroi garën si “një hap të madh drejt së ardhmes së transportit ajror personal”.
“Ishte një moment krenarie për ekipin tonë dhe një sinjal i qartë se Jetson është gati të udhëheqë kapitullin e ri të aviacionit,” – tha Patan për Daily Mail.
Sipas kompanisë, Jetson One peshon vetëm 86 kilogramë, ka një strukturë alumini dhe përdor tetë rotorë për ngritje vertikale. Në SHBA, për drejtimin e këtij mjeti nuk kërkohet licencë piloti, gjë që e bën atë të aksesueshëm për publikun e gjerë.
Modeli aktual ka një çmim prej 128 mijë dollarësh, ndërsa Jetson ka marrë tashmë mbi 550 porosi të reja. Kompania parashikon që brenda një dekade “çdokush do të mund të jetë pilot”, duke hapur një epokë të re të udhëtimit ajror personal./E.K
Burimi: Daily Mail
cfare ka bo kaurri, e papame
prandaj ai i gjati s'po ben asnje rruge ne fshat , po pret te vijne dronet, eeehhh ç'do na shohin syte akoma, te vjen tjetri ne dritaren e dhomes se gjumit pa e pare fare.