Video/ Panik në ajër, merr flakë bateria në çantën e pasagjerit, avioni bën ulje emergjente

20 Tetor 2025, 15:24Lifestyle TEMA
Video/ Panik në ajër, merr flakë bateria në

Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit.

Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan dy stjuardese që vrapuan me fikës zjarri në duar, ndërsa të tjerë i kërkuan pasagjerëve të qëndrojnë në vendet e tyre.
Një pasagjer i cituar nga mediat lokale tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve.

“Një bateri litiumi në çantën e dorës së një pasagjeri, e vendosur në ndarjen e sipërme, papritur u përfshi nga flakët”, deklaroi kompania Air China.

Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe tymit që mbushi kabinën, asnjë pasagjer nuk u lëndua, ndërsa piloti realizoi një ulje të sigurt emergjente. Kompania tha se po heton shkakun e incidentit dhe do të forcojë kontrollet për pajisjet elektronike në bord.

2 Komente

  1. M
    MEMEDHETARI

    Po sikur kjo bateri te ishte brenda valixhes ne "barkun" e avionit?...!!!

    Përgjigjjuni
    1. ,
      ,,

      Nuk lejohet. Te gjitha kompanite ajrore te pyesin perpara se te bejne check in

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje