Angelina Jolie magjeps në Romë: Fustani elegant që zbuloi tatuazhet ikonike të aktores

20 Tetor 2025, 14:17Lifestyle TEMA
Angelina Jolie magjeps në Romë: Fustani elegant që zbuloi

Angelina Jolie ishte në qendër të vëmendjes në tapetin e kuq të premierës së filmit të saj më të ri, “Couture”, të shtunën, më 18 tetor, në Auditorium Parco Della Musica në Romë.

Aktorja 49-vjeçare mahniti publikun me një fustan të zi elegant e me shpinë të hapur, që zbulonte tatuazhet e saj të famshme, një prej elementeve më karakteristike të stilit të saj personal.
E kombinuar me taka klasike, çorape të tejdukshme dhe aksesorë minimalistë, Jolie shkëlqeu me një pamje që përziente sensualitetin me elegancën – thjeshtë, por magjepsëse.

Në krah të saj u shfaqën bashkëaktorët Anyier Anei dhe Louis Garrel, si dhe regjisorja Alice Winocour, ndërsa fotografët nuk ia ndanë sytë aktores që prej momentit që zbriti nga makina.

Në filmin “Couture”, Jolie luan rolin e Maxine, një regjisore që përgatit një projekt për Javën e Modës në Paris dhe përballet me një sëmundje të rëndë, kancerin e gjirit, një temë që prek edhe jetën personale të vetë aktores.

Angelina ka folur shpesh për përvojën e saj me mastektominë e dyfishtë parandaluese dhe vendimin për të hequr vezoret, për shkak të gjenit BRCA, që lidhet me rrezikun e lartë të kancerit.

Pavarësisht temës serioze që trajton filmi, në tapetin e kuq aktorja përcolli forcë, vetëbesim dhe një bukuri që vjen nga autenticitetI, duke e kthyer tatuazhin e saj në simbol të fuqisë dhe historisë personale./E.K

1 Komente

  1. K
    KURVARI

    Ylli po yll ngelet. Tja hash ato buzet epshore

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje