
Trashëgimtarja dhe drejtuesja e “Top Channel” kurorëzoi dashurinë e saj disa vjeçare me Vis Bajraktarin, në një dasmë me 200 të ftuar. Siç thuhej edhe në ftesën e ndarë në Tiranë, ata i dhanë premtimin e përjetshëm njëri-tjetrit më 9 gusht të këtij viti në Meksikë, në një ceremoni me shumë pak të ftuar, ndërsa dasma në Tiranë u organizua nga familja e dhëndrit. Duke respektuar kërkesën e çiftit, të shprehur edhe në ftesë, deri tani nuk ka qarkulluar asnjë foto në rrjet, megjithëse në mbrëmje morën pjesë shumë personazhe të njohur të jetës publike, shkruan Newsbomb.al.
Artistët që u përzgjodhën për të performuar ishin Elita 5, të cilët sollën hitet e tyre për të ftuarit, dhe Albërie Hadërgjonaj, që ndezi atmosferën me këngët e saj festive. Dj Benito ishte gjithashtu pjesë e festës, duke krijuar një atmosferë plot gjallëri ku çifti dhe të ftuarit kërcyen pa pushim.
Ndër të ftuarit e shumtë ishin figura të njohura nga politika dhe media, përfshirë bashkëshorten e Kryeministrit, Linda Rama, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës me bashkëshorten Ajola Xoxa, Tom Doshin, Grida Dumën, Xhemi Shehun, Eno Popin, Bora Zemanin, Ori Nebijaj, Armina Mevlanin, Elvana Gjatën, Valdrin Sahitin etj.
U vu re mungesa e moderatores ikonë të “Top Channel”, Arbana Osmani, e cila ndodhej në Londër me familjen e saj sipas postimeve në Instagram.
Lori dukej e mrekullueshme me një fustan të bardhë të ngushtë, që i nxirrte në pah format trupore dhe ishte zbukuruar me gurë dhe temina, duke e bërë atë të shkëlqejë në skenë. Dekori i dasmës ishte po ashtu i veçantë, me një tavan të mbuluar me lule, ndriçim të zbehtë, shandelierë dhe qirinj, që krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme dhe të kushtueshme.
Te gjitha baxhellat bashke.
Këto janë të gjithë si zerot pas presjes dhjetore. Veyëm një shifër është me vlerë.Ajo quhet TANI
E Kujt i plasi rrocka per kurvat e top chanelit
Keshtu boni te gjitha ju.Ne Foto paske dale sikur po te Shperthen gjoksi,sikur je Sexi.Ule pak bythen,po martohesh dhe kaq.Ciftet si ju te Show Biznes nuk e keni te gjate Martesat,ju shkoni ne te tjere ose te tjerat,Parja modhe te ha Koken.Sa oer Pirdhet e dynjase qe keni o Gocat e Tanit te Topit,a e dini qe Babi ishte nga Peshkopia ose Dibra,pra nji Malok dhe kaq.Kur Vdiq Babi a ishte ne Makine me nje Vajze te re ose me sakte me Dashnoren e tij,jo me Namin tuaj.Cna hapni Barkun me keto qelpsilluqe,Tani Topit,sikur po flasim per Berluskonin.
3 vite zgjat kjo martesë. Pas një fëmijë vjen ndarja. Është bërë standard tek femrat me lekë.