David dhe Victoria Beckham të dëshpëruar: Djali i tyre vendos të heqë mbiemrin Beckham dhe të marrë atë të gruas

18 Dhjetor 2025, 10:37Lifestyle TEMA
David dhe Victoria Beckham të dëshpëruar: Djali i tyre vendos

Familja Beckham duket se po kalon një nga momentet më të vështira. Djali i madh i David dhe Victoria Beckham, Brooklyn, raportohet se ka vendosur të shkëputë përfundimisht marrëdhëniet me familjen e tij, një vendim që i ka tronditur prindërit e famshëm.

Sipas mediave amerikane, Brooklyn prej gati një viti nuk mban më kontakte me David dhe Victoria, pas përplasjeve të forta që kanë lindur mes tyre dhe bashkëshortes së tij, aktorës Nikola Peltz.

Revista “Heat”, duke cituar burime pranë familjes, shkruan se kjo situatë ka sjellë dëshpërim të madh për çiftin Beckham, të cilët ndihen të pafuqishëm për të rikthyer raportet me djalin e tyre.

Burimet bëjnë me dije se Brooklyn ka vendosur të mos ketë asnjë kontakt me prindërit, nëse ata nuk kërkojnë falje ndaj bashkëshortes së tij. Për më tepër, 26-vjeçari po mendon një hap drastik: heqjen dorë nga mbiemri Beckham dhe marrjen e mbiemrit të gruas së tij, Peltz.

Ky vendim do të përbënte një goditje të dyfishtë për David dhe Victoria Beckham, të cilët kanë ndërtuar prej dekadash një nga markat familjare më të njohura në botë. Heqja dorë nga mbiemri Beckham nga djali i tyre do të kishte jo vetëm ndikim emocional, por edhe pasoja për imazhin dhe bizneset e familjes.

Për momentin, as Brooklyn dhe as prindërit e tij nuk kanë reaguar publikisht lidhur me këto raportime.

Burimi: Heat Magazine

3 Komente

  1. T
    Treni

    Eee... Ok, hajd i qoftë divorci i lehtë.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bexi

      Per mua te marri mbiemrin e vjerres

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Hapesira dhe budallalleku njerezor nuk kane fund. E ka thane njeriu me i mencur qe ka nxjrre deri tani bota. Po kur te ndahet me ate putanen, ku do perfundoje ky piskuric. Do perfundoje me keq se Ai qe vrau prinderit.E sigurt.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje