VIDEO/ ‘Deti i gjakut’ rrethon Ishullin Hormuz, pamje spektakolare nga natyra

17 Dhjetor 2025, 15:13Lifestyle TEMA
VIDEO/ ‘Deti i gjakut’ rrethon Ishullin Hormuz, pamje spektakolare

Ishulli i Hormuzit, në jug të Iranit, po ofron një pamje të jashtëzakonshme pas reshjeve të dendura që kanë mbuluar zonën. Bregu i detit duket sikur është përgjakur, duke krijuar një efekt spektakolar që ka tërhequr vëmendjen e turistëve dhe fotografëve.

Fenomeni ndodh për shkak të përqendrimeve të larta të oksidit të hekurit në tokë dhe rërë në zonën e njohur si “Red Beach” (Plazhi i Kuq). Kur uji i shiut bie mbi tokë, ai merr ngjyrën e kuqe të ndezur dhe më pas vërshon drejt detit, duke krijuar pamjen e një “deti të kuq”.

Ky spektakël natyror ka bërë xhiron e rrjetit dhe është bërë destinacion i preferuar për ata që duan të kapin me fotografi bukurinë unike të ishullit të Hormuzit.

Lini një Përgjigje