Gjithnjë e më shumë njerëz po mendojnë seriozisht jetën jashtë vendit të tyre. Sipas një ankete të fundit të publikuar nga International Living dhe e pasqyruar nga Forbes, 66% e amerikanëve shprehen se kushtet aktuale i kanë shtyrë të konsiderojnë zhvendosjen jashtë SHBA-së më herët sesa kishin planifikuar.
Arsyet kryesore lidhen me rritjen e kostos së jetesës, lodhjen politike dhe dëshirën për një jetë më të thjeshtë, më të shëndetshme dhe më të lidhur me komunitetin.
Pikërisht mbi këto prirje, Global Retirement Index 2026 ka renditur 10 vendet më të mira në botë për të jetuar, bazuar në disa kritere kryesore si: kostoja e jetesës, kujdesi shëndetësor, klima, infrastruktura, lehtësitë e vizave dhe përvojat reale të emigrantëve.
10 vendet më të mira për të jetuar në 2026 sipas Forbes
1. Greqia
Për herë të parë në krye të listës, Greqia vlerësohet për stilin e qetë të jetesës, komunitetet e forta, mbi 300 ditë diell në vit dhe koston relativisht të ulët të jetesës. Kujdesi shëndetësor cilësor dhe vizat e aksesueshme e bëjnë destinacionin ideal për vitin 2026.
2. Panama
Panama shquhet për infrastrukturën moderne, kujdesin shëndetësor shumë të mirë dhe programet e favorshme të rezidencës, veçanërisht për pensionistët dhe profesionistët që punojnë në distancë.
3. Kosta Rika
E njohur për filozofinë “pura vida”, Kosta Rika ofron një jetë të qetë, natyrë të pasur dhe shërbime shëndetësore të përballueshme.
4. Portugalia
Pavarësisht rritjes së kostove në disa zona, Portugalia mbetet shumë tërheqëse për emigrantët falë sistemit shëndetësor, qyteteve të ecshme dhe cilësisë së lartë të jetesës.
5. Meksika
Me komunitetin më të madh të emigrantëve nga Amerika e Veriut, Meksika ofron kujdes shëndetësor cilësor me kosto të ulët dhe një stil jete të gjallë.
6. Italia
Italia kombinon historinë, kuzhinën, ritmin e ngadaltë të jetesës dhe një sistem të fortë shëndetësor publik, veçanërisht në qytetet e vogla.
7. Franca
Me një nga sistemet më të mira shëndetësore në botë, Franca tërheq ata që kërkojnë siguri, kulturë dhe cilësi të lartë jetese.
8. Spanja
Stili mesdhetar i jetesës, klima e favorshme dhe shërbimet publike cilësore e mbajnë Spanjën mes destinacioneve më të preferuara.
9. Tajlanda
E njohur për koston shumë të ulët të jetesës dhe kujdesin shëndetësor cilësor, Tajlanda ofron një jetë të thjeshtë dhe pa stres.
10. Malajzia
Me shoqëri multikulturore, infrastrukturë moderne dhe përdorimin e gjerë të anglishtes, Malajzia mbyll listën si një destinacion i balancuar në Azi.
Burimi: Forbes
Po keni harruar Albanistanin more. Ashtu na thote pallosha , vend i qete, me gatime brilante, pa korupsion dhe krim. Vetem ka nje problem te vogel, qe zv e palloshes dhe vete i gjati jane akuzuar nga drejtesia per vjedhje,dhe populli ju ben hosana ketyre hajnave,por keto nuk marrin vesh nga ajo ane.
Ka ndonje budalla qe do te jetoje ne Kosta Rika?
O ,,,”gazetar” per te jetuar??apo per te vizitua!!!?? Kush do te jetonte ne meksike,,??panama??
Në fakt është Shqipëria në vëndin e parë në botë për të jetuar e jo Greqia . Na i ka vjedhur greku vëndin e parë , siç na ka vjedhur edhe historinë . Neve jemi të parët në çdo drejtim , grekët të fundit, por do ta kenë paguar Forbesin grekët .po le ti lemë shakatë . Vëndet më të mira në botë për të jetuar na dalin Greqia, Italia, Spanja , Franca, Portugalia . Pra Evropa jugore. As Gjermani , as Austri , asAngli, asSHBA, as vëndet skandinave , as Australi, as Kanada , as Japoni, dhe asnjë vënd myslyman , bukur fare .
Jo more what jo, bëhet fjala për të jetuar e jo për të vizituar . Duke marrë parasysh koston e jetesës, klimën, mjekësinë, bukuritë natyrore , sigurinë , etj . Artikulli të sqaron për të gjitha këto .
Kush e ka bere kete liste leshi? I kane marre informacionet nga tulla e Meros?
Qe kur pashe vendin e dyte, Panamaja, e kuptova qe eshte shkruar nga nje palaco qe ka tallur bythen. Me nje fjale, tamam per gazeten e Meros.
Kjo liste eshte sajuar per klikime dhe sharje, prandaj kane vene Greqine ne vend te pare.
I vetmi vend i hajrit qe shoh ketu eshte Franca.
Behen keq albanistansit!!! Se po te jete per vendet me te keqija mbas afganistanit,pakistanit,sirise,sudanit apo irakut do jete albanistani. Gjithe vendet bythengrites me nje fjale. Ky eshte ndryshimi. Vetem nje kufi toksor i ndan. Kufiri ne mentalitet dhe menyre jetese me vite drite larg. V.l. Cfaredo te thuash dote shajne.
Për mua vëndi i parë duhet të jetë Italia, bel' paese, me kulturë dhe trashëgimi botërore 65% , me guzhinë të parë në botë, me mjekësi pothua falas, me bukuri natyrore si asnjë vend tjetër, me plazhe të mrekullueshme, një vënd i gjithi në det .
Hahahaha Italianet i ke emigrante neper Gjermani, France, Zvicer e Amerike, o rrocke.
Panamaja? Kosta Rika? O pika ne bythe.
5 nga shtetet ketu, Panamaja, Malajzia, Meksika, Tajlanda, Kosta Rika, jane vende te varfra te botes se trete ku s'do te jetoje as qeni. Spanja, Italia, Greqia, Portugalia, jane vende me te mira per turizem, se sa per te jetuar gjithmone. Prandaj me miliona spanjolle, italiane, greke e portugeze shkojne te punojne ne Europen Perendimore, Angli, France, Gjermani, Holande etj etj. Me nje fjale liste muti.
Nga 10 shtete, vetem Franca vlen ketu, qe kombinon fuqine ekonomike, kulturen, historine, ushqimin, bukurine, mundesite dhe nivelin e jeteses. Gjithe te tjerat jane ose vetem per turizem, ose per te mos shkelur kembe fare.