Debati për Parashqevi Simakun, Gjipali: Atë kohë mbushej salla, kishte profesionistë. Sot këndon edhe qeni e macja!

20 Dhjetor 2024, 16:38Lifestyle TEMA

Debati për Parashqevi Simakun, Gjipali: Atë kohë mbushej salla,

Në “Opinion” në News24 është debatuar lidhur me Parashqevi Simakun. Debati lindi lidhur me një recital të këngëtares mbi 24 vite më parë në Shqipëri, koncerte këto që në atë kohë u mbështetën nga Radio Tirana që drejtohej nga Martin Leka.

Tenori Josif Gjipali u shpreh se bota nuk pyet a u bë apo jo, por si është bërë. Dhe në këtë kuadër, tenori pyeti “ku janë videot, ku janë pamjet e këtij recitali”.

Anila Jole, Kryeredaktore e News24, tha se në atë kohë qytetarët nuk kishin bukë të hanin. “E mbani atë kohë apo jo? Nuk ishte koha e Josif Gjipalit”, tha Jole.

Ndërsa Gjipali duke replikuar u shpreh se në atë kohë salla mbushej.

“Atëherë kishte një televizion që kishte disa njerëz profesionistë që përcaktonin trendin dhe tërë populli i ndiqte ata, mund t’i kishte edhe idhujt. Ndërsa sot këndon edhe qeni edhe macja, sepse mund të kenë edhe lekë bën edhe videot. Në atë kohë rrugët u hapën, u gjetëm përballë realitetit të ri. Dikush i gjeti ëndrrat, dikush jo”, tha Gjipali.

Ndërsa këngëtari Arben Duro tha se Parashqevia edhe në atë kohë nuk e përfundoi recitalin deri në fund, por e la.

1 Komente

  1. L
    Luli

    Dikur,ne vitet 90-te,u takuam me keshilltarin e Presidentit Francez,per ekonomine.Kishte shume prezence,pasi ne shqiperi po i tundeshin kembet diktatures,dhe ishin krijuar partite e reja….Nje pyetje ju be te derguarit francez,nga salla,per ekonomine shteterore,te krijuar pas 45-vjet diktature???C’do behej me te????Keshilltari i Presidentit francez u pergjigj:Shikoni tha,kur ndodh shtetezimi(sic ndodhi me ne ne 1944-45),vetem nje urdher mjafton !!!Kur ndodh privatizimi i ekonomise shteterore, eshte shume e veshtire!!!Ne ekonomine private,tha zoteria,eshte si te shkosh per peshk,ta zesh peshkun e ta zjesh e te nxjerres supen!!!Ne ekonomine shteterore(gjithcka eshte shtet) eshte njesoj si te nxjerresh nga supa peshkun!!!???

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje