Hoteli i akullt i Suedisë është hapur zyrtarisht për vizitorët. I mbushur me skulptura mahnitëse akulli, hoteli është ndërtuar dhe rindërtuar çdo vit që nga viti 1989 në fshatin Jukkasjarvi, 125 milje në veri të Rrethit Arktik pranë brigjeve të lumit Torne. Hoteli i këtij viti është përsëritja e 35-të e Icehotel-it, me 26 artistë nga 13 vende që kalojnë javë të tëra duke krijuar 12 suitat e hotelit.
Një fole zogjsh dhe një ‘botë nënujore’, janë ndër skulpturat e akullit që të lënë pa frymë që janë krijuar për hotelin e këtij viti. Për më tepër, salla kryesore “ikonë” e hotelit këtë vit do të jetë pothuajse 30 metra e gjatë dhe do të ketë “llambadarë kristali të krijuar nga 220 kristale akulli të punuara me dorë”.
Vizitorët gjithashtu po presin me padurim të shohin ‘sallën e ceremonive’, e cila është e mbushur me shkëlqim të akullt, me lule për dasma dhe ngjarje të tjera. Lokali i këtij viti i çon vizitorët në një ‘udhëtim hapësinor’, ku ata mund të pinë një pije pranë një astronauti akulli dhe bore me madhësi reale.
Çdo vit, procesi i ndërtimit të hotelit fillon në pranverë, kur blloqet e akullit mblidhen nga lumi Torne dhe më pas ruhen në sallën e prodhimit të akullit të Icehotel. Më pas, hoteli i akullit krijohet gjatë gjashtë javëve, duke përdorur 500 ton akull si dhe 10 pishina olimpike të ‘snis’, një përzierje bore dhe akulli.
Artistëve iu bashkua një ekip i përkushtuar ndërtuesish, artistësh, projektuesish ndriçimi për të krijuar kryeveprat e tyre të akullta. Vizitorët që bëjnë regjistrimin në një nga suitat mahnitëse të hotelit do të duhet të ngrohen pasi temperatura e hotelit të akullit mbahet në minus pesë gradë Celsius, për të mbajtur skulpturat në gjendje të mirë.
Lini një Përgjigje