Dobësohen vajzat me Ozempic, përfitojnë linjat ajrore: analiza që po bën bujë në SHBA

29 Janar 2026, 10:34Lifestyle TEMA
Dobësohen vajzat me Ozempic, përfitojnë linjat ajrore: analiza

Një analizë e publikuar nga CNBC ka sjellë një këndvështrim të pazakontë: linjat ajrore mund të përfitojnë financiarisht nga përhapja e ilaçeve për humbje peshe në SHBA.

Sipas analistëve të bankës investuese Jefferies, dalja në treg e ilaçeve të reja për dobësim, të njohura si GLP-1 (si Ozempic dhe Wegovy), tashmë edhe në formë pilule, mund të ndikojë indirekt në uljen e kostove të fluturimit.

Por si lidhet humbja e peshës me avionët?
Shpjegimi është i thjeshtë: sa më i lehtë të jetë avioni, aq më pak karburant konsumon. Pesha totale e avionit nuk varet vetëm nga struktura apo bagazhet, por edhe nga pesha mesatare e pasagjerëve.

Analistët shpjegojnë se, nëse këto ilaçe përdoren gjerësisht dhe pesha mesatare e pasagjerëve ulet, avionët do të transportojnë më pak peshë në çdo fluturim, duke konsumuar më pak karburant.

Sipas vlerësimeve të Jefferies:
Një ulje prej 10% e peshës mesatare të pasagjerëve
mund të çojë në rreth 2% ulje të peshës totale të avionit,
deri në 1.5% më pak shpenzime për karburant,
dhe rritje të fitimeve deri në 4% për disa kompani ajrore.

“Një shoqëri më e dobët do të thotë më pak konsum karburanti. Linjat ajrore kanë qenë gjithmonë shumë të kujdesshme për çdo gram peshë që mund të kursehet,” thekson Jefferies, duke kujtuar se kompanitë ajrore prej vitesh bëjnë ndryshime të vogla, që nga ushqimi në bord e deri te materialet e kabinës, për të ulur peshën e avionëve.

Ky nuk është një efekt i menjëhershëm, por një parashikim afatmesëm, që tregon se si ndryshimet shëndetësore në shoqëri mund të ndikojnë edhe në industri që duken të palidhura, si aviacioni./ E.K

Burimi: CNBC

Lini një Përgjigje