Bruce Springsteen ia ka dedikuar këngën e tij të re njerëzve të Minneapolisit, duke kritikuar operacionet e vazhdueshme të zbatimit të ligjit për emigracionin nga administrata e presidentit Donald Trump në këtë qytet.
Teksti i këngës “Streets of Minneapolis”, e publikuar të mërkurën, përshkruan se si “një qytet në flakë luftoi zjarrin dhe akullin nën çizmet e pushtuesit”, të cilat Springsteen i quan “ushtria private e Mbretit Trump”.
Springsteen, në një deklaratë, tha se e ka shkruar dhe regjistruar këngën gjatë fundjavës dhe e ka publikuar si reagim ndaj të shtënës së dytë vdekjeprurëse nga agjentët federalë të emigracionit në Minneapolis.
“Është e dedikuar për njerëzit e Minneapolisit, fqinjët tanë emigrantë të pafajshëm dhe në kujtim të Alex Pretti dhe Renee Good,” shkroi ai, duke përmendur dy viktimat.
Kënga, që zhvillohet ngadalë, nis vetëm me kitarë akustike dhe zërin e Springsteen-it, për t’u shndërruar më pas në një interpretim të plotë me grup, përfshirë edhe një solo harmonike, dhe përfundon me thirrjet: “ICE Out!”
“Oh, Minneapolis-i ynë, e dëgjoj zërin tënd,” këndon Springsteen.
“Që kumbon mes mjegullës së përgjakur / Do të qëndrojmë për këtë tokë / Dhe për të huajin mes nesh.”
Titulli i këngës i referohet drejtpërdrejt këngës së tij të njohur “Streets of Philadelphia”, e cila shërbeu si këngë kryesore e filmit të vitit 1993 “Philadelphia”, me protagonist Tom Hanks.
Springsteen ka qenë prej kohësh kritik i presidentit Trump, i cili nga ana e tij e ka quajtur ikonën e rock-ut “të mbivlerësuar”. Përplasja e tyre e fundit publike ndodhi vitin e kaluar, kur Springsteen, gjatë një turneu në Angli, i tha publikut se Amerika “aktualisht është në duart e një administrate të korruptuar, të paaftë dhe tradhtare”.
Trump u përgjigj duke e quajtur Springsteen “një roker të tharë si kumbull e vjetër”./AP
Bruce po ndonje kenge per Minneapolis ku minaret e xhamive jane me te larta se katedralet qe eshte qendra e Sudanit, rruget e te cilit jane mbushur me arabe me fustane te meshkujve si ato dikur ne Shqiperi kur beheshe synet.
O ekspert, ne Amerike jane “minaret” e bankave qe e dominojne horizontin ne çdo qytet. Prandaj po sillen si egersira me njeri-tjetrin, se etja per para e varferon shpirtin e njeriut.
Bruce nuk ka takat te kendoje dhe merr pagesa per kontributin kunder Trump, nuk e di se cfare efecti ka Trump te jeta e tij milionere…???!!! Sic duket eshte antar i njesiteve guerrile…ha..ha
Kenge kumti per gjithe shoqerine amerikane.