Dua Lipa shijon romancën në Paris, shihet e pa shqetësuar në Metro

28 Janar 2026, 12:13Lifestyle TEMA
Dua Lipa shijon romancën në Paris, shihet e pa shqetësuar në

Dua Lipa, artistja me famë botërore, dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, janë parë së fundmi duke kaluar kohë së bashku në Paris, duke treguar dashurinë në mënyrë të thjeshtë dhe natyrale.

Paparacët dhe videot e publikuara nga mediat ndërkombëtare, përfshirë Daily Mail, tregojnë çifti duke ecur dorë për dore në rrugët e kryeqytetit francez, si dhe duke udhëtuar në Métro, mes përditshmërisë së qytetit dhe larg protokolleve të famës. Në video shihet qartë natyrshmëria dhe afërsia mes tyre, duke u përpjekur të kalojnë në heshtje një mbrëmje të zakonshme, sikur të ishin dy qytetarë të zakonshëm.

Çifti, i fejuar që nga qershori i vitit të kaluar, nuk ka reshtur së ndari me ndjekësit momente nga udhëtimet dhe jeta e përditshme. Përmes rrjeteve sociale, ata tregojnë se dashuria dhe lumturia qëndrojnë në gjërat më të thjeshta, si një shëtitje mes rrugëve të Parisit ose një udhëtim i thjeshtë me Métro-n e qytetit./ E.K 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA ARGENTINA ©️ (@dlipargentina)

6 Komente

  1. H
    Hahahahahah

    "Shihet e pashqetesuar ne metro???" E kujt i plasi per te shqetesuar Sdua Lipen ne metro? Aq me teper ne Paris. As nuk ja ka hedhur njeri syte. Edhe videon e ka filmuar vet per vemendje gjasme u kap rastesisht.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eifeli

      Edhe ne metro shijohet romanca

      Përgjigjjuni
      1. M
        M

        Ka romance edhe ketej nga autobuzat e Albanistanit po deshet ta provoni zoja Lipa. Me pamje romantike nga Lana dhe plehrat e Kamzes. Ndonjehere te fut duart ndonje katundar Fresku, po nuk e ka per keq.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tytka

          Merr metrone si vajze e thjeshte. Pastaj dreka ne Hotel Ritz.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Metro

            Nuk ka kthyer njeri koken nga Dume Lupja

            Përgjigjjuni
            1. N
              Niu

              Dua ka ndenjur ne metro me shpresen se mos e njeh ndonje njeri dhe i kerkon autograf, por i kane thene vetem mos rri te dera se ze rrugen.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje