Video virale/ Ish-presidentja kroate zhytet në detin e akullt gjatë udhëtimit në Antarktidë

28 Janar 2026, 09:02Lifestyle TEMA
Video virale/ Ish-presidentja kroate zhytet në detin e akullt gjatë

Ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, ka surprizuar ndjekësit e saj me pamje të pazakonta nga Antarktida, ku shihet duke u zhytur në detin e akullt gjatë një udhëtimi aventuresk.

Videoja u shpërnda fillimisht në rrjetet sociale dhe menjëherë ngjalli reagime të shumta, aq sa disa ndjekës dyshuan se pamjet ishin krijuar me inteligjencë artificiale. Megjithatë, këto dyshime u hodhën poshtë nga influencuesi i njohur i udhëtimeve Kristijan Iličić, organizatori i ekspeditës.

Ai publikoi një video të papërpunuar në TikTok, ku ish-presidentja shihet duke hyrë dhe dalë nga uji i akullt me buzëqeshje dhe me gishtin e madh lart, duke treguar se “zhytja polare” ishte reale.

Udhëtimi u organizua përmes agjencisë së tij, e specializuar në destinacione ekstreme dhe të rralla, ndërsa çmimi i paketës raportohet të jetë rreth 16,990 euro për person.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë treguar një anë krejt ndryshe të Kolinda Grabar-Kitarović, larg protokollit politik dhe shumë më pranë aventurës./ E.K 

1 Komente

  1. .
    ..

    Mire AI

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje