Donald Trump i kryqëzuar - Skulptura që ka ndezur debatet

5 Nëntor 2025, 11:08Lifestyle TEMA
Donald Trump i kryqëzuar - Skulptura që ka ndezur debatet

Një skulpturë hiperrealiste e presidentit amerikan Donald Trump, e paraqitur i lidhur në një kryq dhe me uniformë portokalli burgu, ka ndezur debat në Zvicër.

Vepra, e titulluar “Saint or Sinner” (Shenjt apo Mëkatar), është krijuar nga artisti britanik Mason Storm dhe po ekspozohet në qytetin e Bazelit. Ajo paraqet Trump në një pozicion që kujton figurën biblike të Krishtit, një zgjedhje artistike që shumë e kanë quajtur provokuese dhe blasfemuese.

Storm, i cili njihet për stilin e tij realist dhe për përpjekjet për të ruajtur anonimatin – ngjashëm me artistin Banksy – tha se vepra synon të nxisë reflektim mbi perceptimin publik të figurave politike.

Një vizitore nga Norvegjia komentoi për mediat lokale:

“Fakti që një vepër e tillë mund të ekspozohet tregon se jetojmë në një demokraci. Në SHBA, diçka e tillë ndoshta do të ndalohej.”

Ndërsa pronari i galerisë u shpreh:

“Sinqerisht mendoj se Trump mund ta shohë veten si një Jezus modern. Ai është i bindur se po vepron me mirëbesim.”

Skulptura, e cila më parë ishte ekspozuar në Vjenë, është tashmë blerë nga një koleksionist privat që ka zgjedhur të mbetet anonim.

Ekspozita e Bazelit po tërheq turma vizitorësh dhe po ndez debat mbi kufijtë midis artit, politikës dhe simbolikës fetare.

6 Komente

  1. O
    Oficeri dulles

    Boten e ndryshojne budallenjte

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marko

      Ne thelb apo kore te shpirtit zoti Trump eshte njeri qe I do njerezit aty ku jane e duhet te jene. I apasionuar pas paqes detyrohet ndonjehere ta vendos ate edhe me force.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jimi

        Vetem Krisht nuk eshte ! Shum bukur autori i kesaj skulpture ka ditur te luaj me te gjithe elementet e saj ! Kur vizitori e sheh kete punim, del me konkluzionin qe ne kryq eshte vendosur nje "Jude modern" i cili eshte ndodhet ne momentin e egzekutimit ne karriken lektrike. Bravo !

        Përgjigjjuni
        1. h
          hysi

          Raca e bardhe po vetkalbet

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjeto

            Kjo eshte me teper karrige elektrike sesa kryqezim.

            Përgjigjjuni
            1. k
              komshiu i komshiut te Muç Xhepës .

              1☻ Ky piktor , skulptor , ( Mason Storm ) n.q.s. ka cenuar ndonjë ligj për figuren e Presidentit te USA , klikoni maximumi pas 1 viti tek Menu Bar : " Mason Storm ( UK painter , sculptor ) dhe do te kuptoni sa tolerant është ligji Amerikan , dhe Presidenti Amerikan etc........... 2☻Sa herë do te hapen tema te tilla ne median e Z. Baze , une do te shtroj pyetjen : A keni pasur kontact ( ose degjuar ) me ndonjë ( per ndonjë ) Gjerman ose Gjerman-Amerikan , dhe më thoni një ves te tyre . Per ata do te degjohen fjalet : këmbngulës , të zgjuar , të sjellshëm , te dashur me punën , zero paragjykym dhe stop .6-11-2025 .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje