“Është princesha jonë Diana” - Kush është bashkëshortja e kryebashkiakut të ri të New York-ut?

5 Nëntor 2025, 10:56Lifestyle TEMA
“Është princesha jonë Diana” - Kush është

“Nuk ekziston askush tjetër që do të doja pranë vetes tani, apo në ndonjë moment tjetër”, tha Zohran Mamdani, kryetari i ri i Bashkisë së New York-ut, në fjalimin e fitores.

Rama Duwaji, zonja e parë e re e New York-ut, është 28 vjeç dhe ilustratore me origjinë siriane, e lindur në Houston, Texas, e zhvendosur në Dubai me familjen në moshën 7-vjeçare dhe më pas u kthye në SHBA për të përfunduar studimet universitare.

Në fund të fjalimit të Mamdani-t, ajo u ngjit në skenë bashkë me prindërit e bashkëshortit, të cilët janë regjisorja e njohur indiane Mira Nair dhe akademiku i Universitetit Columbia Mahmood Mamdani. Më pas të gjithë dolën nga skena sëbashku.

Nëse Zohran Mamdani përfaqëson një kryetar bashkie të brezit të ashtuquajtur “millennial”, Rama Duwaji është zonja e parë e parë e brezit “Z“.

Ata u njohën në aplikacionin “Hinge” në vitin 2021. Takimi i parë i tyre ishte në Qahwah House, një kafene jemenite në Brooklyn, e më pas dolën për një shëtitje në park. Në atë kohë, ajo nuk e dinte që Mamdani ishte anëtar i Asamblesë së Shtetit të New York-ut. Mamdani nisi fushatën për kryetar bashkie pak pas shpalljes së fejesës së tyre në “Instagram”. Ata festuan me familjen në Dubai dhe u martuan në gjykatë në Manhattan në shkurt të vitit 2025. Një mike fotografe realizoi fotot që u bënë virale të çiftit në metro, duke shkuar drejt bashkisë nga apartamenti i tyre në Astoria, Queens. Ajo kishte flokë të shkurtër, një fustan të bardhë dhe çizme të zeza deri në gjunjë.

Që në fillim ishte e qartë se Duwaji nuk do të luante rolin tradicional të zonjës së parë. Ajo nuk u shfaq në tubimet e shumta të bashkëshortit, por ishte pranë tij natën e fitores në primare kur ai i kapi dorën dhe e puthi para turmës, si edhe dje kur votuan dorë për dore pranë apartamentit të tyre në Astoria dhe më pas në fund të fushatës në skenën e Paramount Theatre në Brooklyn.

Rama Duwaji nuk ka dhënë intervista televizive pranë tij, as ka pozuar për kopertina revistash. Megjithatë, ilustrimet e saj janë botuar më parë në revista si Vogue dhe New Yorker. Në profilin e saj në “Instagram”, ajo ndan frymëzimet mujore për krijimin e artit dhe publikon ilustrimet e saj, që shpesh paraqesin gra nga Lindja e Mesme ose tregime që pasqyrojnë dramën e palestinezëve. Një animacion i realizuar në maj, për shembull, paraqet një vajzë palestineze që mban një tenxhere bosh me fjalët: “Nuk është krizë ushqimore”, e ndjekur nga një vizatim tjetër ku shumë njerëz mbajnë enë bosh me mbishkrimin: “Po i lënë të vdesin nga uria qëllimisht”.

Duwaji nuk ka hezituar të flasë përmes artit të saj për këto tema gjatë muajve të fushatës: postimet e saj pro-palestineze janë në përputhje të plotë me kritikat që bashkëshorti i saj ka bërë ndaj qeverisë së Izraelit, gjë që i ka kushtuar një pjesë të votës hebraike në New York. Në një intervistë që dha në prill për revistën Yung, që fokusohet në artin nga Lindja e Mesme dhe Afrika, Duwaji tha: “Shumë njerëz kanë heshtur nga frika, dhe gjithçka që mund të bëj është të përdor zërin tim për të folur për atë që po ndodh në SHBA, në Palestinë, në Siri”. “Ajo është princesha jonë Diana”, tha një mik i çiftit, Hasnain Bhatti, për New York Times.

Mamdani është shfaqur rrallë në postimet e bashkëshortes: në postimet që ajo bëri në “Instagram story” ditën e votimit, Duwaji ndau një selfie vetëm me letrën “Kam votuar”; pas primareve publikoi një foto ku shfaqeshin të dy dhe e shoqëronte me mbishkrimin: “Nuk mund të isha më krenare”.

Megjithatë, Duwaji ka dhënë shumë këshilla pas skene: posteri ikonë i bashkëshortit u koordinua me të. Fonti të kujton shkrimet e verdha të dyqaneve të vjetra në New York, ngjyrat janë e verdha e Metrocard, bluja e Mets (skuadra e bejsbollit në Queens) dhe e kuqja e kamionit të zjarrfikësve. Ajo e ka shoqëruar Mamdani-n në ngjarjet më të rëndësishme, pa u ekspozuar: ishte në publik në tubimin e fundit në stadiumin Forrest Hills në Queens, një javë para votimit.

Para martesës, dy të rinjtë diskutuan se si gara e Mamdani-t për kryetar bashkie mund të ndikonte në jetën e saj. “Rama nuk është vetëm bashkëshortja ime, është një artiste e jashtëzakonshme që meriton të njihet për atë që bën”, u përgjigj kandidati ndaj kritikave të New York Post për ceremoninë e fejesës të cilësuar si “luksoze” dhe “e kushtueshme” në Dubai. “Mund të kritikoni idetë e mia, por jo familjen time”.

Një ditë, ndërsa fliste për kujdesin ndaj fëmijëve për qytetarët e New York-ut, iu bë pyetja nëse planifikon të ketë fëmijë së shpejti. “Më duket sikur po flas me nënën time”, u përgjigj Mamdani, 34 vjeç.

Corriere Della Sera

27 Komente

  1. K
    Koli

    Ky ka me e shkaterru NY. Eshte nje komunist.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vëzhguesi

      Ik ore idiot, debil.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Abu Albani

        Aq di ai. Ashtu i thote afendikoi maksikan i restorantit ku ai punon.

        Përgjigjjuni
        1. j
          jkl;

          Po lere te shkretin rehat , se katundar Tirane eshte .

          Përgjigjjuni
      2. i
        igli

        Ny ka kohe qe ka marre fund. Kan ngel vetem bythqirat lgbtq liberalet eksterm transfags arab e lesh e li. Amerikanet e vertete kane ikur me kohe

        Përgjigjjuni
        1. B
          BYTHEQIRI BYTHQIRI NGELET

          Kane shku te gjithe ne Florida... tek gopeten of mamen tat o iglo

          Përgjigjjuni
        2. T
          TE SHPERLAFTE PANUKLLA

          Prandaj s'e kane votuar, qe te "SHKATERROJ" NY, se te gjithe qytetaret e NY jane muslimane dhe komutiste. Ik mer vari kars dhe shko bej ndonje pune tjatër e mos harzho kohen neper rrethet sociale me mendime prej koqeje. Nje gjo dini me bo mire ju shpellarwt ...TE HANI GJITHMONE MUT

          Përgjigjjuni
        3. I
          It Started…

          Ta gezoni… kthejeni te gjithe Manhatanin ne Minare tani…

          Përgjigjjuni
          1. p
            prec Ulaj

            Votat e New Yorkut ishin vota kunder Presidentit Trump dhe kunder genocidit qe po bejne cifutet ne Palestine dhe Liban.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Alidems

              Pak ju bejne cifutet ju. Duhet tja u shkerdhejne dhe shuajne gjith racen e keqe ne fakt

              Përgjigjjuni
          2. a
            allah allah

            Nju jorku, si gaza e izraelit.

            Përgjigjjuni
            1. a
              aleksander

              tani e morri lumi ate vend, keshtu eshte kur fut majmunet ne shtepi, ngelesh pa shtepi

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poseidoni

                u dhje dhe ky muabet...

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patrioti

                  Si është e mundur që komentojnë vetëm injorantët, të pa shkolluarit dhe të pa punët.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Patronazhisteve cekic ballit.

                    Te tjeret nuk lexojne gazeten Tema. Une ketu hyj per te tallur koqet me patronazhistet.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      I.C

                      Sepse ata rrine kot tere diten

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Toni

                      A po new york me 4.000$ ne muaj per nje garsoniere edhe shtrenjtsia ne kulm ..tashti do shkatrohet? Po Ata prandaj e votuan se nuk is dalin dot...Jane rinia..qe e votoi..Cuomo e kishin nji here te dy Jane te majte..tashti do shohin mos I ndihmon..ky I riu..

                      Përgjigjjuni
                      1. z
                        zeri i arsyes

                        Si do e rregulloje ky zoteria cmimin? Ate e rregullon kerkese-oferta. Per sa kohe qe ka me shume kerkese (banore) se sa oferte (apartamente) cmimet vetem do rriten. E kemi provuar socializmin, do nderhyje bashkia, dhe do behet dhe me keq, per arsye se, nuk do kete me investitore qe te ndertojne. Dhe nese nuk ndertohet, nuk shtohet stoku i apartamenteve (oferta) ndersa kerkesa vazhdon te rritet, e gjen dot perfundimin? Economics 101. Good luck NY, po kam pershtypjen se kane gabuar rende. Nuk i zgjidh qeveria problemet, se te ishte ashtu, BRSS dhe RPSSH, DPRK, Cuba etj do ishin parajsa mbi toke

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Toni

                          Ky zoteria premtoi qe mund te bej dicka ta ndaloi rritjen e cmimeve ...ky mund te mos bej asgje ...po kjo ishte nji nga arsyet qe fitoi

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Franc Daliani

                            Sakt !

                            Përgjigjjuni
                        2. T
                          Toni

                          New york 4.000$ ne muaj nji garsoniere

                          Përgjigjjuni
                          1. y
                            ylli

                            New yorku kishte filluar te binte poshte ,tani e sigurt qe do jete vetem history.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Real

                              Shifni se cfare ndodh? Nje perkrahes i organizates teroriste te hamasit zgjidhet kryetar i NY , ne te njejten dite, nje tjeter perkrahes i hamasit ne France merr nje makine dhe e perplase me turmen e njerezve, duke thirrur “Allahu Ekber “. Ne fakt jane dy ngjarje te njejta. Sepse Ky ne NY sa e mori nje makine, dhe pritet se kur do ta drejtoje drejte turmes duke klithur “ Allahu…….” Mendohet se shpejt do kete perplasje, dhe ky do tregoje se ka emigruar drejt Amerikes per te sjelle zhvillimin qe kane sjelle para ardhesit e tije islamike,ne vendin e origjines.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tirons

                                Qija robt cfare speciesh palidhje gjynah njujorku ku paska pefunduar

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  SHIF PUNEN TATE PER KAR

                                  Gjithe trutharet varis caris i qajne hallin kaloresit se i varen kembet... shkoni vullnetarw ne NY dhe ndihmojeni te shkrwtin, se eshte myslimon dhe komunist... Ju shplafte panuklla mer idjoter.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Ec e merre vesh

                                    Cfare botekuptimi apo bindjesh mund te kete ky kur vetedeklarohet socialist e demokrat dhe nga ana tjeter musliman…?! Islami dhe doktrina liberale socialiste jane ne thelb te kunderta???!!!????

                                    Përgjigjjuni
                                    1. b
                                      black jack

                                      ky kokrra e mutit osht ushtar i Soros it 100 percent

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje