Drake ka humbur një bast prej 1,000,000 dollarësh përpara Super Bowl 2026, pasi kishte parashikuar fitoren e New England Patriots ndaj Seattle Seahawks.
Reperi i njohur e zbuloi vetë bastin në Instagram, ku publikoi edhe provën e vendosjes së tij dhe shkroi: “Vini bast kundër meje nëse guxoni”, duke shtuar se në rast fitoreje do të përfitonte rreth 2,950,000 dollarë.
Megjithatë, ndeshja përfundoi me fitoren e Seattle Seahawks me rezultatin 29-13, duke e lënë Drake pa asnjë fitim. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në rrjetet sociale u rikthye edhe një herë e ashtuquajtura “teoria e mallkimit të Drake”, sipas së cilës ekipet që mbështeten publikisht nga reperi përfundojnë duke humbur.
Në komentet në postimin e tij, shumë fansa ironizuan situatën, duke shkruar se ndeshja ishte e humbur që para se të niste, ndërsa të tjerë theksuan se Drake duket se është “i mallkuar” sa herë vendos baste sportive.
Kjo teori është përforcuar ndër vite nga disa humbje të tjera publike të tij, përfshirë një bast të humbur rreth 60 mijë dollarë në finalet e NBA-së në vitin 2016, si edhe humbjen e një basti prej 1 milion dollarësh në vitin 2025 për Toronto Maple Leafs.
Po ashtu, Drake kishte humbur edhe një bast prej 1 milion dollarësh në Super Bowl 2025, kur Kansas City Chiefs u mposhtën nga Philadelphia Eagles./E.K
Burimi: People.com
Biletat pēr super bowl kapnin shumēn marramēndēse mbi 100 000 USD.Kēshtu ndodh kur bitcoin dhe floriri kan kursin e mbivlersuar.