Jeta e Parashqevi Simakut ka qenë kryefjalë e mediave, prej më shumë sesa 10 ditësh. Këngëtarja e njohur, e cila ishte zhdukur nga sytë e publikut prej shumë vitesh, u rikthye sërish, këtë herë si e pastrehë.
Por jeta e saj ndryshoi tërësisht brenda këtyre dy javëve, duke u shndërruar gatigati në një përrallë të kohëve moderne. Pas ndihmës së dhënë nga biznesmeni Ilirjani dhe ndërhyrjes nga shteti shqiptar, tashmë për Parashqevinë po mendohet edhe rikthimi në Shqipëri.
Përgjatë këtyre ditëve, Panorama ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me shumë kolegë e miq të këngëtares, si në vendin tonë, ashtu edhe në SHBA, ku ‘off record’ kanë treguar një variant tjetër të ngjarjes, madje duke qenë të bindur, se e gjithë historia është e parapërgatitur me regji nga individë të caktuar. Lidhur me këtë, ne kontaktuam edhe këngëtaren Mira Konçi. Si një artiste që e ka njohur nga afër Parashqevinë që në Tiranë dhe më pas një njohje edhe më të ngushtë kanë pasur të dyja në SHBA.
Në prononcimin e dhënë për Panorama, Mira Konçi shprehet se këto dyshimet, për skenarë të përgatitur, nuk duhet të zëvendësojnë ndjeshmërinë për situatën e vështirë që Parashqevia ka kaluar.
Këngëtarja me tej shprehet se ndihma që i është dhënë Parashqevisë, të paktën nga ana e saj ka qenë tërësisht private, duke mos dashur që të flasë konkretisht se për çfarë ndihme e ka pasur fjalën. Konçi është shprehur se të paktën njerëzit që e kanë njohur nga afër Parashqevinë, nuk duhet të hamendësojnë nëse gjithçka ndodhi ishte e përgatitur, apo një rastësi e bukur.
“Gjykoj se askush, akoma më shumë ne që e kemi njohur në jetë të mrekullueshmen Parashqevi, nuk mendoj se kemi të drejtë t’i japim vetes tagrin për të hamendësuar lidhur me sa pyesni. Historia e saj personalisht më ka tronditur shumë, si grua në radhë të parë dhe padyshim edhe si dikush që e ka njohur nga afër, ashtu si shumicën e shqiptarëve besoj për artisten e tyre.
Ndaj, lutem pranoni shumë miqësisht e modestisht ftesën time për të mos stimuluar që dyshimet që mund të ekzistojnë nga kushdo për rrethanat e saj familjare, të zëvendësojnë ndjeshmërinë që duhet të tregojmë karshi një situate kaq komplekse për të. Sigurisht, secili duke e bërë këtë brenda kornizës profesionale apo në privatësi e në mënyrën e vet, siç është rasti im”, është shprehur këngëtarja Mira Konçi./ Enida Himaj, Gazeta Panorama
Mira ka shume eksperience me zezaket ne amerike ne fakt. La burrin, i mori apartament e pasuri dhe del cdo nate me ndonje BBC te ri.
Mendoj se kot shqetësohemi më për Parashqevinë. Me emërimin e zotit Taulant Balla, "Nënë Tereza" e kohës tonë, si i dërguar i posaçëm i Kryeministrit për çështjen "Parashqevia", tani gjithçka është në duar të sigurta për artisten tonë të madhe dhe të paharruar. Mendoj, po ashtu, se shoqëria civile (jo ajo ushtarake) duhet të fillojë demostratat dhe ashtu si demostratat e dikurshme që për moto kishin devizën "Ktheni Elianin në Kubë" edhe këto të kenë po të njëjtën devizë: "Parashqevi, ktheu në Shqiperi!".
doli kjo laraska kurve, yyyt moj buçe ,se nuk te beson njeri ty, ishim rehat pa ta pare fytyren
po ate i ka thene Mira Parashqevise: bej si une por ajo me siguri ka qene thumb dhe se ka kuptuar. Tregoni veten, beni art e kulture , meqenese jeni te artit, pastaj tu vleresojme e tu ngreme pidestal. Te gjithe jemi njerez qe punojme dhe japin pjesen tone ne shoqeri vetem se kjo pjese nuk shihet ne tv dhe nuk eshte as e nevojshme te shihet po jua leme juve te artit.
U be Parashqevia si Skenderbeu Nuk ka pyetur per vendin e vet pasi iku dhe I vinte turp te fliste shqip tani kerkon ndihme Eshte e veshtire America per te mbijetur duhet te besh cdo pune Shume nga ne keni bere e bejme nga dy tre pune Nuk shikojme nga qielli se mos bie ndonje gje Megjithate e uroj qe gjerat ti shkojne mire !
Ate qe komentojn keq per Parashqevin, pa e njohur fare (besoj mosha nen 40-45 vjec) nuk ju uroj te kene fatin e saj , (menderisht ye semur dhe te pastreh)
Aman kur te jep mend edhe Mira Konci...qe la burin .Shpetim Saracin ? Shko moj mos fol meee...
Moret vesh ju se cfare tha kjo zonja ? Une jo , asgje !
Obobo po erdhi në Tiranë do ti bjer vlera Ilirjanit moj aman. Rri atje ku je o Parashqevi se nuk ta paguan njeri biletën e kthimit për në Amerikë, më beso.