“Çfarë ndodh kur ne vdesim” është një pyetje që trazon prej shekujsh racën njerëzore, por tashmë një burrë me inteligjencën më të lartë të regjistruar në SHBA, pretendon se e di përgjigjen.
72 vjeçari Chris Langan, është një fermer kuajsh me indeks inteligjence (IQ) nga 190 deri në 210, që është më e lartë se ajo që besohet se kishte Albert Einstein.
Langan ka krijuar teorinë e tij të ‘Modelit Konjitiv të Universit’, me të cilën pretendon të shpjegojë lidhjen me mendjes dhe realitetit, ose ndryshe fizikës e metafizikës, që do të thotë se gjithçka në botën tonë është e lidhur dhe e përcaktuar saktësisht me njëra-tjetrën.
Ai beson se kur një njeri vdes nis tranzicionin nga një formë e qenies në strukturën kompjuterike të realitetit, që do të thotë se ndërgjegjia e pavarur ose shpirti i njeriut kalon në një tjetër dimension ose plan ekzistence, në të cilin ne nuk mund të arrinim teksa ishim gjallë.
Nuk është e qartë se çfarë pamje ka ky dimension por apo çfarë ndodh me shpirtin kur shkon aty por Langan beson në pikëpamjet tradicionale të ferrit e parajsës, në të cilat përshtatet trazicioni në gjendjen e re të ekzistencës.
Langan shpjegon konceptet e tij në transmetimet në rrjet ‘Theories of Everything – Curt Jaimungal’.
Ai thotë se vdekja është “përfundimi i marrëdhënies me trupin tënd fizik që kemi aktualisht, dhe nisja për më thellë në origjinën e realitetit.”
“Ndoshta mund të të jepet një trup tjetër, ose njëfarë trupi terminal që të lejon të vazhdosh të ekzistosh”, shton ai.
Pra sipas Langan, vdekja nuk do të thotë se ndërgjegjia jote pushon së ekzistuari, çka përkon me faktin se askush nuk ka zbuluar vendndodhjen e vërtetë të ndërgjegjies në trupin e njeriut.
Langan shton se në planin e ri të ekzistencës pas vdekjes njeriu mund të mos mbajë mend atë që ka qenë më parë.
“Ka disa gjëra automatike psikologjike që ndodhin me vdekjen, në momentin e vdekjes. Njeriu është në gjendje meditimi të thellë, shikon gjithçka që ndryshon, mënyrën si ekziston kur je gjallë, dhe nisjen e tranzicionit”.
Ai shton më tej: “Në të gjitha jetët tona, nëse rimëshirohemi përsëri e përsëri, kalojmë shumë meta-stimulime. Ndjej se ka një sens kalimi në një terren jo-terminal, pra të përjetësisë. Por është si një ekzistencë brenda një super-kompjuteri ku ndodh gjithçka dhe asgjë në të njëjtën kohë”.
Langan thotë se Zoti identifikon cilësitë që shikojmë e përjetojmë rreth nesh dhe beson në teorinë e vetë-stimulimit, që do të thotë se gjithçka në realitetin tonë është informacion dhe njeriu e përkufizon këtë si ‘mendim’, pra është i aftë ta krijojë vetë realitetin e tij në jetën aktuale. /Daily Mail/
Ky është thjesht një mashtrues , një sharlatan.
Langan thotë se Zoti ... Ok, e paska IQ-ne -190
Ky loqe duhet te konsultohet me Elon Maskun ler ket teori. Dhe te beje kujdes nga Trump qe mendon se askush nuk mundvte jete me i zguar se Trum dora vete.
me inteligjencën me te larte ne bote Fermer Kuajsh sdi se cilen te besojme
A thu e ka marre diplomen e IQ-se te Meti i Kristalit?
Rimeshirohemi...?! Ndoshta rimisherohemi tingellon me bukur! Na kenaqet vertete... oh c'u kenaqem!
Hahaha
Kudo ne Bote cdo genjeshter besohet ! dhe ky ngaqe kete gje e ka fituar nga Eksperienca e jetes dhe genjen...se edin se dicka do te ngelet.... ky i ngjan kryekriminelit penecilines sali qe genjen nga mengjezi deri ne mbremje... 33 vite ka qe genjen...dhe dalin ca tru shpelare dhe i besojne..
iq ne larte dhe njekohesisht kafshar nje paradoks
iq ne larte dhe njekohesisht kafshar nje paradoks
iq ne larte dhe njekohesisht kafshar nje paradoks
Meru vetem me kuant e fshi bajgat e tyre
Ky i ka dalë përpara të keqes. Thotë që, ai që "ndërpret" marrëdhënien me trupin e vet, do të ekzistojë, por nuk do të mbajë më mend asgjë nga çfarë ka qenë. Me këtë ai kërkon të shpëtojë nga detyrimi për të na thënë ç'bëhet andej ku do shkojë. Le të besojë secili budallallëkun e vet, sidomos kur budallallëku shërben si anestezi për trurin. Ky ka dëgjuar ca fjalë andej-këndej, ka kapur ca koncepte të kësaj kohe të shprehura nga shkencat dhe i përdor si të qe shpikës i ndonjë teorie të vërtetë. Në grep bien peshqit që mashtrohen më kollaj nga pamja ku fshihet grepi.
Ky i ka dalë përpara të keqes. Thotë që, ai që "ndërpret" marrëdhënien me trupin e vet, do të ekzistojë, por nuk do të mbajë më mend asgjë nga çfarë ka qenë. Me këtë ai kërkon të shpëtojë nga detyrimi për të na thënë ç'bëhet andej ku do shkojë. Le të besojë secili budallallëkun e vet, sidomos kur budallallëku shërben si anestezi për trurin. Ky ka dëgjuar ca fjalë andej-këndej, ka kapur ca koncepte të kësaj kohe të shprehura nga shkencat dhe i përdor si të qe shpikës i ndonjë teorie të vërtetë. Në grep bien peshqit që mashtrohen më kollaj nga pamja ku fshihet grepi.
E bukura e kësaj dynjaje është se të gjithë kanë të drejtë. Të vërtetën absolute e mëson vetëm kur kalon andej.
Më falni, në qoftëse kuptoi dikush nga ky shkrim, të më shpjegoj diçka, se unë nuk i dhash dum…
Shko tek teqeja e Viçidolit, poshte ballkonit te shpellareve, atje i jep jo dum, por dum - dum. (Jo Dum Dumani se do zemerosh maskarenjt Brtisha fhe M(u)etaj.
Sipas ketij shkrimi, ky i futi ne nje thes, Kristianizem, Budizem, Paganizem etj.! Nuk na ndricuan edhe kesaj here! Shume llafe, asgje! Muhabet cifuterie!
O komentues kuturu, nese do t’lexonit afishet qe dilnin per t’njoftue miletin per largimin nga kjo bote te dashurve te tyre thuhej:- dje me daten kaq aq nderron jete i dashtuni jone filan fisteku...... kjo mjafton qe Ju te bindeni e jo te llomotisni si e ema e zeqos maj thanese. Pra jeta vazhdon por ne forma te tjera. Kujto, kur jeriu i mencur e i dashtun largohet nga kjo bote fjalet e tij te fundit jane komunikimi i tij me t’afermit e tij qe jane larguar prej vitesh nga kjo bote dhe binduni se njeriu s’vdes, por konvertohet ne nje bote tjeter e kjo sipas zemres qe ka pas, pra o n’ferr, o n’jeten e perjeteshme ne PARAJS. Artikullshkruesi, pra ky inteketual ka mese te drejt
Ne parajse eshte jete e merzitshme thone ndersa ne ferr ka gallate
Qenka munduar me thënë diçka, ndoshta diku ja ka qëllu??
IQ me te larte e ka nje fermer gomeresh , jo kuajsh. Dash Sula ka ca gomere ne Peqin. Ai e ka me te karte. Eshte gabim titulli aty.