Nissan dhe Honda njoftojnë planet për t’u bashkuar deri në 2026

23 Dhjetor 2024, 11:07Lifestyle TEMA
Nissan dhe Honda njoftojnë planet për t’u bashkuar deri në

Honda Motor Co dhe Nissan Motor Co. hodhën hapat e tyre të parë historikë drejt bashkimit dhe krijimit të një force të re në industrinë e automobilave në botë.

Kjo, pasi konkurrenca agresive nga Kina i detyron prodhuesit e vjetër të makinave të rimendojnë modelet e tyre të biznesit.

Lajmi u bë i ditur nga kompania mediatike “Bloomberg” dhe agjencia “Associated Press”.

Dy prodhuesit japonezë të automjeteve nënshkruan një marrëveshje bazë për bisedimet e bashkimit të hënën, sipas një konference të përbashkët mediatike në Tokio.

Honda tha gjithashtu se do të blejë deri në 1.1 trilion yen (7 miliardë dollarë) të aksioneve të veta.

Një kompani holding (mëmë – ed.) do të krijohet për të strehuar njësinë e re dhe duhet të listohet deri në gusht 2026, thanë ata.

Memorandumin e mirëkuptimit e nënshkroi edhe Mitsubishi Motors Corp., e cila është 24.5 për qind në pronësi të Nissan-it dhe do të jetë pjesë e grupit.

Një aleancë e tillë do të krijonte prodhuesin e tretë më të madh të makinave në botë, duke vendosur treshen kundër Toyota Motor Corp. dhe prodhuesit kinezë të automjeteve, përfshirë BYD Co. dhe Geely Automobile Holdings Ltd. jashtë vendit.

Toyota ka aksione në Subaru Corp., Suzuki Motor Corp. dhe Mazda Motor Corp., duke krijuar një fuqi të markave të mbështetur nga vlerësimi i saj i kreditit të nivelit të lartë.

Të tre kompanitë japoneze në një farë mase po përballen me një kërcënim ekzistencial të sjellë nga kalimi i rrezikshëm i industrisë globale të automobilave drejt automjeteve elektrike me bateri dhe mjeteve lëvizëse hibride dhe larg nga makinat me motor me djegie.

Honda dhe Nissan u është dashur të pakësojnë stafin dhe prodhimin, ndërsa Mitsubishi Motors Corp. është larguar nga Kina, tregu më i madh i makinave në botë.

Lini një Përgjigje