FOTO: Mbreti Charles III në panairin në Britani, mahnitet nga veshjet kombëtare shqiptare

22 Dhjetor 2024, 13:09Lifestyle TEMA
FOTO: Mbreti Charles III në panairin në Britani, mahnitet nga veshjet

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla kanë vizituar një lagje verilindore të Londrës për të takuar përfaqësues të komunitetit të cilët ofrojnë ndihma dhe mbështetje për refugjatët në Britani.

Gjatë vizitës së tyre, Mbretëresha dhuroi 25 lodra për Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, për t'i dërguar fëmijëve që jetonin në hotelet e azilit, dhe një donacion në emër të mbretit që do të përdoret për ushqime. 

Në një moment Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III është ndalur në tryezën ku ndodheshin disa shtetase shqiptare. 

Mbreti i Britanisë, Charles III dhe Mbretëresha Camilla u mahnitën nga veshjet kombëtare shqiptare. Me kuriozitet dhe i mahnitur Charles III pyet vajzat se kur kanë mbërritur në Angli dhe a janë penduar që kanë shkuar. 

Pjesë nga biseda: 

Charles III: Kur keni ardhur në këtë vend, sa kohë më parë?

Vajza shqiptare: 5 vite

Charles III: Pesë vjet! Nuk jeni penduar apo jo? Pra ju mblidheni bashkë rregullisht në komunitet

Vajza shqiptare: Është kënaqësi, po përpiqemi të ndihmojmë njëri-tjetrin. Kjo është pjesë e Shqipërisë, heroi Shqipërisë!

3 Komente

  1. A
    Al Capone

    ...ku jane komentet o klyshi Mero

    Përgjigjjuni
    1. A
      AL

      Po komenti me pare, dhe ai me pare ku jane o klyshat e Meros!

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Po duro o Al Capone duro,do te ti publikojne, nuk ta heq njeri mundin hahaha,te djelave jane me te ngadalte,ja shife...

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje