Duke shfrytëzuar bujën e momentit ndaj këngëtares Parashqevi Simaku dhe këngëve të saj ndër vite, Pirro Çako mori këngën ‘E duam lumturinë’, një ndër më të famshmet të kënduara nga Simaku dhe e hodhi në kanalin e tij të Youtube, duke qenë se i takon autorësia e muzikës.
Kënga ka ekzistuar në kanalin e “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar, me plot 5 milionë e gjysmë klikime, e ku të shumtë ishin ata që riktheheshin herë pas here për ta dëgjuar.
Mbi 200 mijë klikime, këngës iu shtuan vetëm gjatë javës së fundit, dhe kjo falë interesit të madh që ngjallën lajmet për këngëtaren në SHBA. Versioni i vjetër me miliona klikime është fshirë nga YouTube, ndërsa kënga është rihedhur një ditë më parë, në mesin e interesit të shtuar për Parashqevi Simakun, nga kanali zyrtar i Pirro Çakos.
Ky veprim, mëse i justifikuar i artistit, u keqkuptua nga masa e gjerë që menduan se Pirro hoqi këngën nga kanali i Youtube, duke privuar publikun nga dëgjimi i saj, por në fakt kantautori i njohur gëzon të drejtat e autorësisë dhe thjesht e ka spostuar këngën nga një ‘i panjohur’, tek kanali i tij.
Mbi gjithë aludimet e ngritura online, ka reaguar Elton Ilirjani, i cili po kujdeset për këngëtaren dhe shkruan se Parashqevia flet me nota pozitiviteti për kantautorin dhe të atin e tij dhe lutet që të mos abuzohet me emrin e tij: “Ju lutemi mos abuzoni me emrin e Pirro Çako! Kërkesë e Parashqevisë! Ajo e respekton Pirron dhe e kujton me mall atë dhe babain e tij, Gaqo Çako!”
Ky Eltoni eshte me prokure te posaqme nga Para Shqevia? Na ate trapin na çate.
Pse habiteni, jetoni ne Albanistan cdo gje ndodh.
Lgbtqivia na cau trapin, per personin parashqevi vetem keqardhje qe ka jetu per vite ne stacion treni. Per te gjitha te tjerat qe thuhen e shkruhen jane vetem idiotizms pederesh per klikime.
Te gjithe po i marin ere pordhes qe coi Fevzi trapi ,injoranca ka arritur kulmin.
Ky flet ne emer te Viviane Stomaku kurcajo eshte ende gjalle haaaaa . Mos kemi te bejme me nje personne kidnappé dhe ky kidnappeur bene intermédiaire se nuk ka mundesi . Viviane eshte gjalle ka goje te flasi , si ka mundesi qe ky - kjo flet ne emer te saj . Policia duhet te nderhyrje ...
Kush polici?
Po ty ç'te prish?? Apo ben pjese nga kori i sgjebsave te Ndoc Bajges??!!
Shqiperi hesapi, nuk pres gje prej ketyre. Simakut, si nene i uroj lumturi me djalin e saj dhe falenderime per kedo e ndihmoi. Jo me shume per kengetaren, sesa per njerzillek.
na nxirrni ndonje gje tjeter se thone qe cudia zgjat 3 dite ,boll me me parashqevine kush ka mundesi te bej dicka ,shtet apo individe , lereni ne zgjedhjen e saj