Dasmë luksoze për Krishtlindje? Jeff Bezos tregon si qëndron e vërteta

23 Dhjetor 2024, 15:26Lifestyle TEMA
Dasmë luksoze për Krishtlindje? Jeff Bezos tregon si qëndron e

Prej disa ditësh në media po qarkullon lajmi se Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez, do të kurorëzohen në një martesë luksoze për Krishtlindje.

Ka qenë vetë Bezos që ka reaguar rreth këtyre lajmeve.

Themeluesi i Amazon, 60 vjeç, u përgjigj në një postim X që përfshinte informacionin e gjetur në një artikull të fundit të The New York Post, i cili citonte një raport nga Daily Mail, që pretendonte se ai dhe e fejuara e tij, 55 vjeç, do të mbajnë një dasmë prej 600 milionë dollarësh në Aspen, më 28 dhjetor.

Kjo erdhi në vëmendjen e tij kur CEO i Pershing Square, Bill Ackman, ripostoi artikullin e Post duke shkruar:

“Kjo nuk është e besueshme. Nëse nuk i blini secilit prej mysafirëve tuaj një shtëpi, nuk mund të shpenzoni kaq shumë para”.

Bezos më pas u përgjigj:

“Për më tepër, e gjithë kjo është krejtësisht e rreme – asgjë nga këto nuk po ndodh. Fjala e vjetër “mos besoni gjithçka që lexoni” është edhe më e vërtetë sot se kurrë. Tani gënjeshtrat mund të përhapen në të gjithë botën përpara se e vërteta të mund të veshë pantallonat e saj. Kështu që jini të kujdesshëm njerëz atje dhe mos u tregoni sylesh.”

Bezos dhe Sánchez u lidhën në janar 2019 dhe u fejuan në maj 2023.
Bezos ka katër fëmijë me ish-bashkëshorten MacKenzie Scott, ndërsa Sánchez ka djalin Nikko me ish-partnerin Tony Gonzalez dhe fëmijët Evan dhe Ella me ish-burrin Patrick Whitesell.

2 Komente

  1. B
    Bufi i kenetes

    Nga gustot per femra ky Bezhua qenka kot fare …la nje laracke e mori tjetren ….ku ishe ?? Hic gejekundi i thon fjales …e ku e gjeti kete goj cqyeren ….ashtu sic futesh dhe gruaja e pare ….kesaj i thone kap njeren e rif tjetren ….

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      O Buf ke kap ndonjë bretkosë sot ?? Aaaahhhh ju vraftë zoti ju të gjithë tipat si puna jote. Don zhuani i BRETKOSAVE.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje