Dua Lipa reagon publikisht kundër 'DailyMail': Histori plotësisht e rreme për klikime

24 Shtator 2025, 10:55Lifestyle TEMA

Dua Lipa reagon publikisht kundër 'DailyMail': Histori

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar publikisht përmes një InstaStory, lidhur me raportimet e fundit të mediave britanike që lidhnin emrin e saj me largimin nga puna të agjentit të saj, David Levy.

Në reagimin e saj, Dua shkruan: "Nuk miratoj veprimet e David Levy-t apo të drejtuesve të tjerë të industrisë muzikore ndaj një artisti që thotë të vërtetën e vet. Nuk mund të injoroj as mënyrën se si është trajtuar kjo çështje në media".

"Historia ishte plotësisht e rreme dhe gjuha që përdori Daily Mail ishte qëllimisht provokuese, e krijuar thjesht për klikime dhe për të nxitur ndasi online. Unë gjithmonë mbështes Palestinën, por shfrytëzimi i një tragjedie globale për të shitur gazeta më shqetëson thellësisht", shkroi ndër të tjerash Dua.

Ky reagim vjen pak ditë pasi DailyMail raportoi se Dua Lipa kishte larguar nga puna agjentin e saj, David Levy, pasi ky i fundit kishte udhëhequr një fushatë për të ndaluar pjesëmarrjen e reperëve pro-Palestinian nga Belfast, të quajtur Kneecap, në festivalin 'Glastonbury', duke pretenduar se performancat e tyre po nxitnin antisemitizëm.

Emaili, i nënshkruar nga David Levy dhe disa figura të tjera të njohura të industrisë muzikore izraelite, ishte i etiketuari “private dhe konfidencial”, por më pas u rrjedh në publik, duke zbuluar veprimet e tyre ndaj artistëve që përfaqësonin.

Dua Lipa thekson se raportimi i mediave ishte i pavërtetë dhe i qëllimshëm për sensacion, duke dënuar përdorimin e situatave të ndjeshme globale për përfitime mediatike dhe klikime./ E.K

5 Komente

  1. R
    Real

    Nje baxhelle islamike.

    Përgjigjjuni
    1. Gomar fetar

      Ik mor mut. Hiçkërrkush. E di se çfarë ngjan kur i pështyn Hënës? Të është bërë mendja fe. Gomar.

      Përgjigjjuni
    2. R
      Real trapi

      Kush është baxhell? Po bëhu dhe ti more njeri e keq sa gjysma e asaj që tu e quan baxhellë. Turo të kesh, një zonjush që me shpatullat e saj ka çarë në botën e muzikës, një vajzë e prindërve emigrant. Puna e ka bër të fort e tju tregoj vendin dhe Daily Mail it jo si ti një zarbo që nuk le njeri pasharë.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Belimãcã

        Dielli verbon sot! Rezet thumbin ndrish. M'at anë do duken! Këtej, m'i ndrika afshin. As hënë as yje. Ca re veç. Humbin shkamash.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje