Dua Lipa reagon pas anulimit të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, festivali pritet të mbahet në Tiranë

15 Qershor 2022, 11:42Lifestyle TEMA

Dua Lipa reagon pas anulimit të “Sunny Hill Festival” në

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar pas anulimit të festivalit të organizuar nga ajo dhe babai i saj “Sunny Hill Festival” në Prishtinë dhe zhvendosjes në Tiranë.

Ajo ka ripostuar një fotografi të faqes zyrtare të “Sunny Hill” në Instagram, ku u zbulua se festivalit do të zhvendoset në Tiranë.  Megjithatë, krijuesja e hitit “Levitating” nuk ka bërë asnjë koment tjetër në lidhje me këtë.

Nga ana tjetër, babai i këngëtares, themeluesi i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, u shpreh i dëshpëruar teksa ia ka dedikuar edhe një letër krerëve të shtetit. “Sunny Hill” ishte parashikuar të mbahej më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Bernicë.

Ngjarja më e madhe kulturore pritej të kthehej pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë.

Dua Lipa reagon pas anulimit të “Sunny Hill Festival” në

4 Komente

  1. C
    Celo Mezani

    Kur ti dali pija vëllezërve të Kosovës nga bëmat e Albin Kurtit do jetë vonë. Dëmi do të jetë kolosal. Vetëm shikoni çfarë i bëri Berisha Shqipërisë. Shkatërroi shtetit dhe pronën dhe pas 30 vitesh gjysma e shqiptarëve ose nuk e kanë në dorë letrën e pronës ose janë në gjyqe që zgjasin me breza. Dhe dëmi i tij vazhdon. Shqipëria po ulëret për një opozitë të djathtë të vij në pushtet, por komunisti 24 karatsh edhe opozitën e do të varrosur. Kurti dhe Berisha janë vëllezër siamez në një pikë: Janë osmanllinj të rekrutuar nga UDB-ja që nuk kanë asnjë skrupull.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Operacioni Zjarri

      po edhe ty more xhan kur te te dali pija e te kuptosh se cfare i ka bere Edi Rama Shqiperise do te jete shume vone. Berisha duket lule ne krahasim me Ramen ne lidhje ,me ceshtjen e pronave. Ligji per investimet strategjike ta merr pronen ty e ia jep shokut te Edit. Ligji per kompensimin e pronave i shokut Edi perseri te le pa prone. Kush po i masakron pronat ne bregdet? Sa drejtore ka nderruar hipoteka e Vlores? Po pronat e ushtrise kush i tjetersoi tek shoket e Edit? Kur ka bere vaki ne kohen e Berishes qe minsitrja te firomis dhenie pronash ne favor te burrit te vet sic ka bere Xhacka? Kur u be biznesmen i shoqi i saj se deri dje vetem dyqan qe shiste lecka kishte.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Duaje atdhene si shqiponja Folene

      Dua Lipa keto jane dobesite e kombit tone dhe dashur pa dashur do ti pranojme . Ndryshe ndodh me fqinjet kur edhe kur artistet e tyre jane ne wrong way ; ata i mbeshtesin . Mos u tut se askushi nuk eshte i perjetshem ne politike , Guri i rande ne vend te vet ; e Drejta vonon por nuk Harron . Dua Lipa je shqiptare dhe shqiptaret do te te mbeshtesin nga cdo cep i botes . Tirana dhe Shqiperia akoma me shume . I Urojme ''Sunny Hill Festival ''suksese pa fund me ne krye Dukagjin Lipa . God Bless all of YOU .

      Përgjigjjuni
      1. D
        D.Didani

        Ndiqni ne You tube Berat Buzhalen ne lidhje me skandalin qe Albin Kurti beri duke e penguar festivalin qe te mos behet ne Kosove dhe te perfundoj ne Tirane! Faleminderit Albin!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje