Rivaliteti në fushë mes yjeve të rinj të tenisit, Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner, nuk është i kufizuar vetëm tek ndeshjet spektakolare. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, dy tenistët më të ndjekur të momentit janë përfolur për një interes të përbashkët romantik me modelen e Sports Illustrated, Brooks Nader, gjatë US Open 2025.
Raportimet tregojnë se Nader është parë e lidhur me të dy finalistët, duke krijuar një situatë që mediat krahasojnë me filmin “Challengers” – një trekëndësh dashurie mes tenistëve.
Megjithatë, Brooks Nader ka mohuar lidhjen me Sinner, ndërsa burime pranë Alcaraz-it thonë se nuk ka pasur një marrëdhënie zyrtare. Pavarësisht kësaj, historia ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka nxitur diskutime të shumta për rivalitetin e tyre jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj./ E.K
Burimi: The Sun
Lini një Përgjigje