Kush është Erika Frantzve, ish-Miss Arizona, gruaja e Charlie Kirk që u qëllua për vdekje

11 Shtator 2025, 13:23Lifestyle TEMA
Kush është Erika Frantzve, ish-Miss Arizona, gruaja e Charlie Kirk

Charlie Kirk, një nga zërat më të njohur të konservatorizmit amerikan dhe aleat i afërt i Presidentit Trump, u vra tragjikisht gjatë një aktiviteti publik në Universitetin Utah Valley. 31-vjeçari, drejtues i organizatës Turning Point USA, u qëllua me armë teksa po përgjigjej ndaj një pyetjeje nga audienca, në kuadër të turneut të tij “American Comeback”. Plumbi fatal e kapi në qafë dhe, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore të menjëhershme, ai nuk arriti të mbijetonte.

Erika Frantzve, bashkëshortja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, ishte e pranishme në momentin tragjik kur ai u qëllua për vdekje gjatë një aktiviteti në një universitet në Utah. Sipas dëshmive, ajo e pa teksa ai prekte qafën, me gjak që i rridhte, ndërsa njerëzit e sigurisë e rrethuan menjëherë pas të shtënës.

Erika, e njohur më parë si Miss Arizona 2012, kishte ndarë vetëm disa orë para ngjarjes një varg nga Bibla në rrjetet sociale:
“Psalmi 46:1 – Perëndia është strehimi dhe forca jonë, ndihmë gjithnjë e pranishme në vështirësi.”

Dy ditë para vrasjes së bashkëshortit, Frantzve kishte postuar psalme dhe mesazhe fetare në profilin e saj në X (ish-Twitter), duke treguar besimin e saj të thellë në Zot.

Erika Frantzve është ish-modele, aktore dhe ish-basketbolliste. Ajo ka ndjekur gjithmonë karrierën me bazë besimin fetar dhe ka themeluar linjën e veshjeve të krishtera “PROCLAIM”, e cila synon t’i ndihmojë njerëzit “të veshin besimin e tyre me vetëbesim”. Ajo ka gjithashtu një doktoraturë në Studime Biblike nga Universiteti Liberty.

Çifti ishte martuar në vitin 2021 dhe kanë dy fëmijë së bashku një vajzë trevjeçare dhe një djalë njëvjeçar. Deri më tani, Erika nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike pas humbjes tragjike të bashkëshortit të saj.

4 Komente

  1. V
    Vk

    Imagjino, shqiptaret jane te interesuar per gruan e Charlit. Lajme jo shaka

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sa vlerë paskan gënjeshtrat!

      Erika thuhet se paska pasur doktoraturë në Studime Biblike nga Universiteti Liberty. Hajde doktoraturë hajde! Ça doktorature është kjo? Pse, të thuash e pranosh broçkulla të tipit "e gjithë bota ka dalë vetëm nga Adami dhe Eva me inçeste" merr doktoraturë??? Kjo është shkencërisht e pamundur! Apo të thuash që të dish diferencën mes të mirës dhe së keqes, të vërtetës dhe gënjeshtrës, është mëkat??? Për këto gjëra merret edhe doktoraturë në Universitet dmth! Ça tallje e madhe! Tashmë broçkullat fetare qënkan bërë broçkulla shkencore!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ateist

        Njerëz me arsimim dhe me bindje fetare! Dmth pa tru!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Al

          Gazekaret manjake te meros ne sulm… Charlie po ha dhe, keta ku ti qijne gruan… nuk eshte e interesuar per kokecepsha ajo o yje!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje