Emma Heming Willis, bashkëshortja e aktorit legjendar Bruce Willis, ka folur hapur rreth ndikimit emocional që sëmundja e padiagnostikuar e burrit të saj pati në martesën e tyre, aq sa ajo mendoi për divorcin.
Në një bisedë në podkastin The Oprah Winfrey, Heming, tregoi se ishte thellësisht e hutuar nga ndryshimet në personalitetin e Bruce shumë kohë para diagnozës së tij zyrtare të demencës frontotemporale (FTD) në vitin 2023.
Ajo që në fillim dukej si ndryshime të vogla, harresa, sjellje e tërhequr dhe probleme komunikimi, shpejt u bë e pamundur të injorohej.
''Ai nuk po i kujtonte bisedat që kishim bërë'', shpjegoi Emma. ''Vlerat tona thjesht nuk dukeshin se përputheshin më''.
Për njëfarë kohe, ajo mendoi se ato thjesht po largoheshin, dhe kur Oprah e pyeti nëse mendonte t’i jepte fund martesës, Emma tha se po, ''100 për qind''.
Bruce Willis, tani 70 vjeç, kishte qenë gjithmonë një bashkëshort dhe baba i përkushtuar, por Emma vuri re se diçka brenda tij kishte ndryshuar. Ndonjëherë, ajo pranoi se ndihej e frustruar dhe madje e zemëruar, duke menduar se shkëputja e tyre emocionale kishte të bënte me vetë marrëdhënien.
“Ishim kaq afër, dhe papritmas, ndjeva sikur gjithçka po shkatërrohej”, kujtoi ajo. “Nuk e dija çfarë po ndodhte.”
Ndjesia e Emmës se diçka nuk shkonte vërtet, e shtyu të kërkonte ndihmë mjekësore, si për Bruce-in , ashtu edhe për veten si avokate e tij. Nuk ishte e lehtë ta bindte atë të pranonte testimin.
Ndërsa gjendja e Bruce-it përparonte, Emma mori vendimin zemërthyes për ta zhvendosur atë në një shtëpi të veçantë, njëkatëshe, me një ekip kujdesi të dedikuar.
Edhe pse jokonvencionale, kjo marrëveshje i lejon asaj të mbajë një mjedis të qëndrueshëm për vajzat e tyre, Mabel dhe Evelyn , ndërkohë që vazhdon ta vizitojë Bruce rregullisht për vakte dhe kohë cilësore.
Emma gjithashtu tregoi se, ndërsa dinamikat e martesës së tyre kanë ndryshuar, dashuria e saj për Bruce është thelluar. “Nuk është e njëjta dashuri që kishim më parë,” tha ajo. “Është më e qetë, më e pranishme. Lidhja jonë është në një nivel tjetër tani, madje edhe qelizore.” / E.K
Ne ate moment i shkoj mendja vetem tek akounti i bankes, Brucce e din kete por nuk i kujtohet sa leke ka