E akuzoi për përdhunim, zbulohet e vërteta për gruan që paditi Jay-Z-në

15 Mars 2025, 22:25Lifestyle TEMA
E akuzoi për përdhunim, zbulohet e vërteta për gruan që

Gruaja që tha se ishte 13 vjeçe kur Shawn "Jay-Z" Carter dhe Sean "Diddy" Combs abuzuan seksualisht me të pas ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2000, dëgjohet në një regjistrim të pranojë se Jay-Z nuk e kishte sulmuar dhe duke thënë se avokati i saj e shtyu atë të padiste Jay-Z-në.

Padia e gruas kundër Jay-Z-së dhe P.Diddy-t është tërhequr që atëherë dhe nuk mund të ringrihet.

Regjistrimi, një fragment i të cilit u sigurua nga ABC News, është mes gruas, e identifikuar si Jane Doe dhe dy hetuesve privatë të lidhur me Carter.

Në regjistrim, gruaja dëgjohet duke u thënë hetuesve se avokati i saj, Tony Buzbee, e bëri atë të padiste Jay-Z, të cilën avokati më pas e quajti një "gënjeshtër të hapur".

Jane Doe ka thënë në një deklaratë ajo i qëndron pretendimeve të saj dhe ka hequr dorë nga padia për shkak të "frikës së hakmarrjes nga Jay-Z" dhe fansat e tij. Ajo gjithashtu mohoi t'u kishte thënë hetuesve që Buzbee e kërkonte atë si kliente ose se ai e inkurajoi atë të hidhte një padi të rremë kundër Jay-Z-së. Ajo tha se ndihej "e frikësuar dhe e tmerruar" kur u përball në pragun e saj me hetuesit që dinin emrin dhe adresën e saj.

Spiro, avokati i Jay-Z-së tha se hetuesit që iu afruan Jane Doe nuk e detyruan apo kërcënuan atë. “Ajo u takua vullnetarisht, foli me ta dhe u tha të vërtetën e saj.”

Jay Z ka paditur mbrapsht Jane Doe dhe Tony Buzbee për shpifje, të cilat ata i kanë mohuar deri më tani.

2 Komente

  1. B
    B

    Sa miliona ka marre ajo per te mbyllur gojen!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Messerschmitt

      Gjakdhjeri gerrrkko arapi .....perfituan gjasme si gjakdhjeri gerrrko zezaki ......por ja ku jane prap ...gjakdhjeri gerrrrku jevgu me teper se gjakdhjeri gerrrrku arapi nuk behet dot ...kafsha kafsh ngelet....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje