Australia është duke rishikuar vizën e një turisteje amerikane, pasi kjo e fundit shkeli ligjet e vendit duke ndarë nga e ëma një wombat, një lloj marsupiali, specie në mbrojtje.
Në një video të bërë virale në rrjetet sociale,Sam Jones shihet teksa ndan të voglin nga nëna e tij, ndërsa kjo e fundit e ndjek nga prapa.
Yolande Vermaak, e cila merret me shpëtimin e Wombatve deklaroi për mediat.
"Mendoj që, herën e parë që pashë këtë video, ndjeva zemërim. E keni parasysh, thjesht shumë zemërim për atë që ajo ka bërë."
Nga na atjetër, kryeministri i vendit Anthony Albanese, nuk e kurseu ironinë.
"Është e patolerueshme, e keni parasysh? Unë sugjeroj që, e ashtuquajtura influencere të provojë disa kafshë të tjera australiane. Të marrë të voglin e ndonjë krokodili, ta ndajë nga e ëma dhe ta shohë si shkon."
Vermaak u shpreh e shqetësuar gjithashtu për mënyrën sesi Jones mbante në duar marsupialin teksa filmohej nga partneri i saj.
"Ka shumë presion në shpinën e të voglit. Nuk mbahen ashtu.."
Nuk dihet ende se kur u filmuan pamjet, por duket se incidenti ka ndodhur në një rrugë fshati, diku në Australinë juglindore, ku gjenden shumica e këtyre marsupialëve."
Ndërkohë, videoja është raportuar dhe është fshirë nga TikToku dhe Instagrami.
Një media në Australi raportoi se turistja amerikane u ishte përgjigjur kritikave të rrjetit se: nëna dhe i vogli u kthyen në pyje sërish të palënduar.
Pse nuk vjen ne Shqipri te ndaj Mulin nga Berisha ,ose Ballukun nga Rama.