E guximshme dhe magjepsëse: Dua Lipa vjedh vëmendjen në eventin e yjeve në Nju Jork

29 Prill 2025, 09:59Lifestyle TEMA
E guximshme dhe magjepsëse: Dua Lipa vjedh vëmendjen në eventin e

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, mahniti publikun mbrëmjen e së hënës në Nju Jork, gjatë pjesëmarrjes së saj në Galën e 50-të të Çmimeve Chaplin.

Këngëtarja 29-vjeçare rrëmbeu gjithë vëmendjen me një fustan të zi transparent prej rrjete, me prerje të guximshme dhe detaje tërheqëse që e bënin atë qendër të objektivit të kamerave. Pamja u kompletua me sandale të zeza me shkëlqim dhe rripa të hollë, si dhe një gjerdan të madh prej ari që i jepte shkëlqim look-ut të saj.

Galaja e Çmimeve Chaplin është një nga eventet më të rëndësishme të mbledhjes së fondeve për Film at Lincoln Center, duke bashkuar figura të njohura të artit dhe kinemasë në një mbrëmje dedikuar kinematografisë dhe filantropisë.

 

2 Komente

  1. R
    Rita

    Mjaft simpatike por i perket fqinjeve tane veriore. Pak na intereson :)

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazetari me shkollë të mesme

      O gazetarë idiota! Në gjuhën shqipe nuk ka kuptim shprehja "vjedh vëmendjen",por thuhet :tërheq vëmendjen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje