Kompania kineze Zeekr ka prezantuar modelin më të ri, 9X, në Panairin e Automjeteve në Shangai, duke sfiduar markat tradicionale të luksit si Audi, BMW dhe Mercedes me një SUV luksoz dhe çmim shumë më të ulët.
Zeekr 9X është krahasuar madje edhe me Rolls-Royce Cullinan, për shkak të dizajnit të ngjashëm, por me një kosto shumë herë më të vogël. Çmimi fillestar pritet të jetë rreth 50 mijë paund – shumë më i përballueshëm krahasuar me mbi 300 mijë paund për një Rolls-Royce.
Ajo që e bën 9X edhe më tërheqës është motori hibrid, që premton mbi 300 kilometra autonomi vetëm me energji elektrike dhe një performancë që i afrohet supermakinave: 0-100 km/h për vetëm tre sekonda.
Zeekr, që është pjesë e konglomeratit Geely – pronar gjithashtu i Polestar, Volvo dhe Lotus – ka rekrutuar ish-drejtorin e dizajnit të Bentley, Stefan Sielaff, për të drejtuar projektimin e 9X.
Modeli është një SUV i madh dhe ka hapësirë për gjashtë ose shtatë pasagjerë, duke ofruar prakticitet të lartë për familje të mëdha. Për ata që kërkojnë luks maksimal, ekziston edhe opsioni me katër ulëse.
9X mund të karikohet plotësisht për vetëm 9 minuta. Sistemi “Super Electric Hybrid” kombinon motorin 2.0-litërsh turbo-benzinë me dy motorë elektrikë, duke siguruar një autonomi totale prej 1,500 kilometrash.
Lire dhe mire, kesaj i them makine, vec duhet provuar te rruga e kombit....me siguri!lol = oriz kinez , keni provu?..shume i lire...me plastmas Lushnje...lol....
Po KarLec po. Fli gjume ne perrallat e trapistave ti. Kina ka ecur 2 here me larg. Flini se verem ate dini te beni.
Kina, nen drejtimin e Jin Xin Pi, eshte gjigandi i botes.
Hamito! , lluku babashta ????????
falas te ma japin, nuk futem ne makine kineze.
Prandaj s ta japin
Prandaj s ta japin
Bravo Kina e cila po sfidon perëndimin,do thosha se po bëhet faktor ekonomik numër 1 në botë.Por edhe pak dyshues duhet të jemi për mallrat kineze ,të cilat e kanë të vështirë të arrijnë cilësinë e teknologjis së perëndimit.Ndoshta nga jashtë duket e bukur,por cilësia dhe jetgjatësia mund të lënë për të dëshiruar.Ndërsa përsa i përket industrisë elektronike gjithë perëndimi i importon pjesët për prodhimin e Iphone etj po nga Kina.
Shifi punen o Mero dhe jo gunen, do you understand?????
Boni durim !, do m’soni chinese language me dhune she do lumturoheni sa qe dhe femijet shqiptare do jene mix by Chinese Cumm ????