
Një 72-vjeçar i ka habitur të gjithë me misionin e tij dhe po bën gjiron e rrjetit. Ai ishte në studion e emisionit “E Diell” për të kërkuar nuse për djalin e tij. Ai u shpreh se djali i tij rri gjithë ditën në punë.
Timi shtoi se në emision e ka dërguar bashkëshortja e tij, pasi i ka thënë se ‘ka programe për këto punë’.
“Kam një problem. Kam një djalë që nuk vendos për t’u martuar. Djali po shkon te 40-at. Ka parë plaka nga këto programet dhe ka dy javë që më thotë shko atje se mund të gjesh nuse. Djali jeton me ne në shtëpi, në Vrap të Tiranës. Aty kemi pronën tonë, e zhvillojmë. Kemi dy sera të vogla, kemi lopë, dhi, dele, pula.
Plaka është bërë merak. Djalit i vjen zor, nuk vjen. Thashë të vij unë njëherë. Ai nuk e di që jam këtu, kam ndjekur llafin e plakës që më tha mos i trego. Marrëdhënie nuk e di nëse ka patur apo jo me ndonjë vajzë, ngaqë rri gjithë ditën në punë.
Djali rri i mbyllur nuk flet për këtë. Nëse e gjen, do bëjmë aheng do çmendim lagjen”, tha 72-vjeçari.
Po shume mire ben o baba.. Ska gje per turp per kerkesen.
asgjo të keqe nuk o beso,por si po e thotë dhe baba"Kemi dy sera të vogla, lopë, dhi, dele, pula..."i paska të gjitha!!bile dhe lopë!!ajo që i mungoka qënka buçja??mos vallë kërkon një buçe??sepse njeriu nuk blihet,aq më shumë nga baba për të birin!i biri duhet ta gjejë vetë atë që do ndajë krevatin dhe jo të dalë baba me bastun në dorë nëpër fshat!!nëse djali nuk është i zoti!?le të vazhdojë jetën me dele e me dhi deri sa ti vijë dita!!