Këngëtari i njohur rrëfen betejen me varësinë nga droga

7 Tetor 2024, 13:59Lifestyle TEMA

Këngëtari i njohur rrëfen betejen me varësinë nga droga

Këngëtari i njohur Justin Bieber ka reflektuar së fundmi mbi betejën e tij me varësinë ndaj drogës. Në dokumentarin “Justin Bieber, Seasons,” 30-vjeçari rrëfeu për periudhën e vështirë kur vendosi të ndryshonte rrënjësisht jetën e tij dhe të pastrohej.

Ai përshkroi këtë periudhë duke thënë se ndiente sikur jeta e tij po i rrëshqiste nga duart. Bieber zbuloi se abuzimi me substancat ishte bërë aq serioz saqë ekipi i tij i sigurisë duhej të kontrollonte pulsin e tij natën, për t’u siguruar se ishte ende gjallë.

"Njerëzit nuk e kuptojnë sa e keqe ishte situata, ishte vërtet e tmerrshme," u shpreh ai.

Në këtë rrëfim, edhe gruaja e tij, Hailey Baldwin Bieber, ndau përvojën e tyre. Ajo tregoi se marrëdhënia e tyre nuk filloi derisa Justin vendosi të largohej nga droga dhe të fillonte një jetë të re.

"Justin dhe unë nuk ishim të lidhur derisa ai mori vendimin të pastrohej dhe të përpiqej të linte drogën vetë," tha Hailey.

Lini një Përgjigje