Elton Ilirjani jep lajmin e mirë: Parashqevi Simaku do të lërë spitalin

1 Shkurt 2025, 11:05Lifestyle TEMA
Elton Ilirjani jep lajmin e mirë: Parashqevi Simaku do të

Këngëtarja Parashqevi Simaku do të lërë spitalin të mërkurën, njofton biznesmeni Elton Ilirjani, që është kujdesur për të gjatë javëve të fundit.

Artistja do të strehohet në shtëpinë e saj të re, u shpreh Ilirjani.
“Rrugëtimi i saj do të rinisë, do shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret.

Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e di që kur ajo të dalë, do të vazhdojë me dëshirat e saj, me mënyrën si e shikon të gjithë këtë gjendje, por ne do të jemi aty për ta ndihmuar.

Ky ka qenë një muaj me shumë dhimbje, me shpresë, me frikë, por po ia dalim”.

Ilirjani kërkoi ndihmë për përkujdesjen që i duhet Parashqevisë pasi të mbyllë kurimin në spitalin psikiatrik të New York-ut.

“I bëj thirrje të gjitha grave shqiptare, ato që kanë kohë të lirë, që të mund të na ndihmojnë gjatë akomodimit të Simakut në shtëpinë e saj të re.

Apo për të qëndruar me të gjatë ditës dhe natës, për t’i qëndruar pranë. Do doja ta bëja unë këtë punë 24/7, por kushtet e mia nuk ma lejojnë.

Nuk kam fjalë nga gjithë kjo eksperiencë, ka qenë shumë e bukur dhe shumë lodhëse”.
Elton Ilirjani vuri në dukje se të paktë janë artistët shqiptarë që kanë mbështetur dhe ndihmuar financiarisht Parashqevi Simakun. Madje sipas tij, kolegët e brezit të Parashqevisë, kanë ndihmuar më pak se të tjerët.

Nga gjithë kjo situatë e vështirë, biznesmeni dhe modeli shqiptar pohon se ka nisur konsumin e cigares.

“Për ta çdramatizuar situatën, kërkoj dhe unë ndihmë, të lë cigaren që kam një javë që e kam nisur. E di që të dëmton shëndetin, lëkurën, karrierën time.

E kam përjetuar shumë këtë situatë. Dalja nga spitali nuk do të thotë që ka kaluar problemi, do të thotë që puna fillon këtu”.

Teksa thotë se u detyrua të anulojë pjesëmarrjen në Javën e Modës në Kore, Ilirjani shpreson se Simaku do të jetë në rreshtin e parë kur ai të ngjitet në pasarelë gjatë Javës së Modës në New York.

17 Komente

  1. C
    Centri Fuga

    Per te gjithe ata qe po e mbanin me zor, tani te lirohen se Erdhi Lajmi

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirjana

      boll me kete bythqirin se na hapi barkun

      Përgjigjjuni
    2. E
      Etniku pa kompromis

      Na e cate bythen me kete histori,mjaft me.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Ha

        Etniku e sakte. Po cka ju duhet shqiptarve jeta e saj. Sot po hahen si qente shoket z koleget ne njeren ane e familjaret ne anen tjeter, pse sot ajo ka mbi 10 vjet endacake, boll edhe ju gazetat mis shkruani me

        Përgjigjjuni
      2. a
        astrit

        Inshalla Rama na shtron ndonje dreke kombetare!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Na e cate te gjatin me kete histori.

          Përgjigjjuni
          1. a
            aleks

            boll me me kete se na ç'mendet, jam i bindur se shumices se shqiptareve nuk ju intereson me parashqevia, se kane hallet e tyre. pastaj ajo ka mbi 34 vjet qe s'eshte me e pranishme ne jeten e shqiptareve, i urrojme sherim te shpejte ,por vetem kaq

            Përgjigjjuni
            1. G
              Goni

              Sa shume ka nevoje per vemendje kjo goca nga Tepelena! Ketej ben bamiresi, ketej shan topa me topa.

              Përgjigjjuni
              1. i
                idiotizmi

                Ky shte lajmi me i gezueshem,tani ka mbetur ta fusni ne BBVIP 4.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lajthiza

                  Na e bete kete Parashqevin herohine por mos harroni sepse ka edhe shume kengetare me te mira se ajo si Ema Qazimi po ashtu edhe Liliana Kondaci dhe Alida Hisku e shume e shume te tjera.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bukuroshja e fjetur:

                    E c'po na duhet ky lajme as qe nuk na interson fare per kete me i ndigjuar brockullat e saj.

                    Përgjigjjuni
                    1. m
                      monika

                      po kjo parashqevia ka pyetur ndonjehere per koleget e kohes se vet apo vk ajo spyti per nene e babe o elton trimi me gjithate te shkuara

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nua rroki

                        Ky i paska rezervuar dhe bileten ne rreshtin e pare ngaqe jane me shume se 20 veta, Bravo por ler duhanin se te demton silikonin e buzeve

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Black Jack

                          Kur e keni lone dasmen menu martu ju te dyja , karaduce , pronoun me lgbt ????️‍????,

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Deep Purple

                            Ilirjana na e shpife.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nata

                              Akoma me historine e kesaj debiles?! Ate e braktisi edhe familja e saje se e njihte mire se kush ishte: nje tru laraske e deshtuar qe zgjodhi te behej homeless se ashtu ndihej ne habitatin e saj. Ju e çmendet ate por na çmendet edhe neve me historine e saj idiote!

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shëronjësi

                                Ky lali nga Tepelena po i bën reklam vehtes filloi tek tv e Fevzos dhe ka një muaj që vetëm reklamon vehten. Se tani nuk dihet si do ti shkij puna e bisnesit ? LGPT ? Ilirjan mos kërkosh ndihmë për vehte për ça kohë dhe boll se këtu ka 500 halle të mbajmë dhe hallin tënd tani.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje