Një analizë e BBC hedh dritë mbi rolin në rritje të “death doulas” – persona të trajnuar që ofrojnë mbështetje emocionale dhe praktike për njerëzit në momentet e fundit të jetës.
Këta shoqërues jo-mjekësorë ndihmojnë familjet dhe pacientët duke qenë pranë tyre në ditët dhe orët e fundit, duke i udhëzuar për procesin e vdekjes dhe duke lehtësuar frikën përmes komunikimit të hapur. Ata mund të ndihmojnë edhe me organizimin e ceremonive përkujtimore dhe procedurat pas ndarjes nga jeta.
Sipas ekspertëve, rritja e interesit për këtë rol lidhet me faktin se shumë njerëz sot kanë humbur njohuritë bazë mbi procesin natyror të vdekjes, ndërsa përballen gjithnjë e më shumë me sëmundje afatgjata.
Doulat ndihmojnë në normalizimin e këtij procesi, duke shpjeguar ndryshimet fizike dhe emocionale që ndodhin në fund të jetës dhe duke krijuar një ambient më të qetë për të sëmurin dhe familjarët.
Megjithatë, roli i tyre mbetet i debatueshëm, pasi nuk është i rregulluar ligjërisht dhe ka shqetësime mbi standardet dhe kostot. Pavarësisht kësaj, shumë ekspertë vlerësojnë se ato po plotësojnë boshllëqe të rëndësishme në kujdesin paliativ dhe në mbështetjen ndaj familjeve. /VNA
Po shtohen me ritme të frikshme idiotët. Si mund të ndikohet dikush pozitivisht për vdekjen e vet nga fjalët e një tjetri të vdekshëm. Nejse, gozhda del me gozhdë dhe injoranca gjen ngushëllim te "udhëheqësit shpirtërorë" të injorancës. Ne kemi vajtocat por ato nuk merren pajtimin me vdekjen të atij në prag të saj, por riprodhojnë me ligje - vargje - jetën e bëmat e tij. Kjo është krejt tjetër dhe s'ka asnjë lidhje me injorancën.
Çdo kohë ka idiotët e saj sëbashku me udhëheqësit shpirtëror të tyre. Deri tani kishim prift e hoxhë që të këndojnë, të lyejn me vaj e të fusin pambukun para se të vesh në dynjanë tjetër. Tani kemi këta idiotë modern që sipas ekpertëve idiot të cituar nga Tema, po “plotësojnë boshllëqe të rëndësishme në kujdesin paliativ dhe në mbështetjen ndaj familjeve”. Vetëm idiotët që do hanë pilafin me lëng qelepir do ngelen njësojë kurdoherë!
Ju jeni dy idiote te kompletuar..vetem nje certikate ju mungon. Nuk kane njerezit "mendesi" shqiptare mbi Vdekjen! Ka njerez ne kete Bote, qe kane kerkesa shpirterore komplet te tjera nga ju te dy! Kush jeni ju qe ti paragjykoni njerezit qe nuk i njihni?! Ah po...harrova....jeni dy idiote te kompletuar!