Fiton për të dytën herë lotarinë, njeriu më me fat në SHBA

18 Shkurt 2023, 21:10Lifestyle TEMA

Fiton për të dytën herë lotarinë, njeriu më me fat

Një punonjës i Amazon nga Baltimore fitoi një çmim llotarie 50,000 dollarë me një biletë gërvishtëse prej 5 dollarësh, fitorja e tij e dytë e madhe brenda pak muajsh.

Sipas Maryland Lottery, 56-vjeçari kishte fituar 30,000 dollarë nga një biletë e ngjashme në janar, në një fitore tjetër me fat.

Burri, i cili nuk do që të identifikohet tregon se e kishte blerë biletën në një dyqan pijesh alkoolike. Kur ai kishte parë simbolet fituese nuk iu kishte besuar syve dhe kishte kërkuar ndihmën e të dashurës së tij që të verifikonte nëse fitorja ishte e saktë.

Tashmë, 56 vjeçari po parashikon disa pushime luksoze me të dashurën e tij dhe madje blerjen e një makine të re.

2 Komente

  1. P
    Powerball

    Fitues me me fat ne USA, nuk eshte ky me 90 mije $ fitim. Fituese e madhe ishte nje vajze 24 vjec ne 2004 ose 05. ( se mbaj mend) e cila luajti per here te pare ne jeten e saj nje bilete llotarie me 5 numura dhe nje power pball dhe fitoi plot 57 milion dollare.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      Luhet dallaverja dhe atje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje