FOTO: 58 vjeç, por super seksi, aktorja dhe supermodelja e njohur pozon topless

28 Qershor 2023, 15:42Lifestyle TEMA

FOTO: 58 vjeç, por super seksi, aktorja dhe supermodelja e njohur pozon

Edhe pse 58 vjeç, aktorja dhe supermodelja e njohur Brooke Shields ka pozuar topless për “Jordache”.

Ajo duket fantastike e veshur vetëm me një palë xhinse. Shields është shprehur për mediat e huaja se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje te seti fotografik, madje i ka kërkuar fotografti Cass Bird që t’i mbajë fotot siç janë shkrepur, duke mos fshehur kështu asnjë rrudhë, njollë apo çdo detaj të moshës së saj.

Në një intervistë për “People”, ajo tha: Ka diçka në këtë moshë që të bën të ndihesh më e fortë dhe konfidente.

Hera e fundit kur ajo ka pozuar në një formë të tillë ishte në moshën 15-vjeçare.

Aktorja është shprehur mjaft entuziaste që është imazh i kësaj marke. “Unë kërkoj një tjetër lloj reklamimi dhe e vë fokusin në forcën e femrës”, shprehet ajo.

Dhe Jordache ishte po ashtu e lumtur për bashkëpunimin me Brook.

“Ajo është ikonë në modë. Ne e kemi parë atë të rritet nga një vajzë e re në një grua, nënë dhe sipërmarrëse të jashtëzakonshme. Gjatë gjithë kësaj, ajo ka mbetur autentike dhe një frymëzim për gratë kudo”, tha Presidentja e Jordache Liz Berlinger në deklaratë për shtyp.

Kjo nuk është hera e parë që Shields flet për të qenurit seksi në intervista. Shields ka zbuluar dhe më herët detaje për rrugëtimin e saj drejt vetëbesimit dhe ajo e thotë me bindje se “gratë janë seksi në çdo moshë!”/tvklan.al

Lini një Përgjigje