FOTO: Ajo është Milla, mijëra e adhurojnë por në të vërtetë nuk ekziston

26 Korrik 2023, 11:00Lifestyle TEMA

FOTO: Ajo është Milla, mijëra e adhurojnë por në
Një influencere e rrjeteve sociale, që është prodhuar nga Inteligjenca Artificiale ka grumbulluar mijëra ndjekës dhe ka marrë mijëra pëlqime në postimet ku imazhi shfaqet me bikini.
Imazhet janë postuar në Instagram, Tik Tok e llogarinë Twitter @AiModelMilla, por shumë pak e besojnë se Milla Sofia nuk është një person real.

“Unë nuk jam influencerja juaj e zakonshme. Jam një vajzë virtuale 19-vjeçare nga Helsinki, Finlandë. Unë jam krijuar nga IA“, shkruhet në biografinë e saj në rrjetet sociale.
“Si një modele, unë sjell një perspektivë të pashembullt dhe futuriste në fushën e stilit. Pavarësisht nëse është pasarela apo peizazhi dixhital, pasioni im qëndron në shfaqjen e tendencave më të fundit dhe shtyrjen e kufijve në industrinë e modës gjithnjë në zhvillim”, thuhet më tej.

Teksa disa nga fotot e modelit duken shumë të qarta, dhjetëra të tjera janë më ambicioze, por shumë përdorues të Tëitter-it komentojnë fotot e Milla-s sikur ajo të ishte një person real.

“Djali im e adhuron Greqinë dhe ai është beqar“, shkroi një komentues në një prej fotove ku imazhi i krijuar nga Inteligjenca Artificiale ndodhej në ishullin turistik të Santorinit.
Një tjetër shkroi: “Ti je shumë e bukur!“
Një tjetër shtoi: “Pse të gjithë po flasin me një robot të IA sikur të jetë një person real?”.

3 Komente

  1. A
    Agushi

    edhe sikur te ekzistonte, edhe per ato qe ekzistojne, “followers” te ketyre jane qenie jo normale. Kjo tregon se sa dele marrin fryme kot ne kohet qe jetojme. Njerzimi po shkon me hapa te shpejte drejt rotkarizimit te plote

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritiku :)

      Do na ngelen pa buk modelet e instagramit :)

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjirokastriti

        umanet tregojne qe jane pasardhesit e denje te majmuneve ...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje