Foto/ Ancelotti feston karnavalet në Brazil, kapet “mat” duke puthur tre vajza njëkohësisht

17 Shkurt 2026, 11:33Lifestyle TEMA
Foto/ Ancelotti feston karnavalet në Brazil, kapet “mat” duke

Ish-trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, është bërë pjesë e një momenti të paharrueshëm gjatë Karnavaleve të famshëm të Brazilit në Rio de Janeiro, ku u pa duke ndarë një puthje me tre gra njëkohësisht.

Trajneri italian, 66 vjeç, i cili u emërua trajner i Kombëtares së Brazilit verën e kaluar dhe ka filluar përgatitjet për Kupën e Botës 2026, duket se po shijon jetën në shtetin e Amerikës së Jugut. Ai është fotografuar gjatë festimeve të Karnavalev, ku një foto e tij me tre vajza ka bërë bujë në rrjetet sociale.

Në imazhin që ka qarkulluar, trioja e vajzave duket se i dhuron Ancelottit një puthje njëkohësisht. Një përdorues shkroi: “Don Carlo Ancelotti po e shijon jetën”.

Ancelotti, një nga trajnerët më të suksesshëm në histori me më shumë se 30 trofe, duket se është i kënaqur në Brazil, përkundër disa thashethemeve që qarkullojnë për të ardhmen e tij./E.K

Burimi: The Sun

2 Komente

  1. B
    Beqiri

    Po nje rruge e tre pune i kane pas thene.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ..

      Hallall

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje