“Jashtëtokësorët janë të vërtetë” - Deklarata e Barack Obamas trazon rrjetin

16 Shkurt 2026, 17:00Lifestyle TEMA
“Jashtëtokësorët janë të vërtetë”

Një deklaratë e ish-presidentit të SHBA-së, Barack Obama, ka shkaktuar reagime të shumta pas një podcast-i të fundit. Kur u pyet nga komentatori politik Brian Tyler Cohen nëse jashtëtokësorët janë të vërtetë, Obama u përgjigj me një buzëqeshje: “Janë të vërtetë, por nuk i kam parë.”

Ai shtoi me humor se nuk ka ndonjë bazë sekrete nëntokësore ku ata mbahen të fshehur, duke thënë:

“Nuk i fshehim në Area 51. Nuk ka ndonjë bazë nëntokësore, përveç nëse ekziston ndonjë komplot gjigant dhe po e fshehin edhe nga vetë presidenti i SHBA-së.”
Obama tregoi gjithashtu se pyetja e parë që bëri sapo mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë ishte: “Ku janë jashtëtokësorët?”

Deklarata e tij u pasua nga një valë artikujsh ndërkombëtarë me tituj sensacionalë dhe shumë bijë në rrjete sociale.

Pas bujës së krijuar, ish-presidenti reagoi në Instagram, duke sqaruar:

“Statistikisht, universi është aq i madh sa gjasat që të ketë jetë diku tjetër janë të konsiderueshme. Por distancat mes sistemeve diellore janë aq të mëdha sa gjasat që jashtëtokësorët të na kenë vizituar janë të vogla. Gjatë presidencës sime nuk pashë asnjë provë që ata kanë rënë në kontakt me ne. Vërtet!”

Deklarata e Obamës ngjalli edhe sërish teoritë e konspiracionit rreth Area 51, një bazë sekrete e Forcave Ajrore amerikane, e lidhur prej dekadash me UFO-t. Sidoqoftë, dokumente të publikuara më 2013 zbuluan se zona përdoret për teste sekrete ajrore, përfshirë avionët U-2 dhe Oxcart, që shpesh kanë nxitur raportime për objekte fluturuese të paidentifikuara.

Burimi: Sky News 

5 Komente

  1. ?
    ?

    Mos mor! Ua paska dhjerë Obama mashtruesve të fesë që thonë se: gjithë bota ka dalë nga Adami dhe Eva me inçeste (shkencërisht e pamundur), dhe se jemi të vetëm në univers.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      E cfare ka ketu per tu trazuar? Mendoni se vetem toka ka jete?

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oficeri dulles

        Sa naive qe jeni ! Ka me miliona planete me njerez te tjere nuk do as shkolle as kalem

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vini

          Barraken e kapen per veshi si legen dhe e detyruan ta ndryshoje qe te nesermen ate qe tha.

          Përgjigjjuni
          1. D
            D.Didani

            Mundesia qe te kete qenje intelegjente diku ne ndonje planet tjeter eshte 99.99%, ndersa mundesia qe mund te kene arritur ne planetin tone eshte 0.000000001% Distancat jane te tilla qe nuk mund te mjaftonte jeta e qenjeve te gjalla ,sado e gjate te jete ajo ,per te arritur tek ne,ata qe jane pafundesisht larg Ylli me i afert nga toka eshte 4.5 vjet drite larg PRA :4.5 vjet = dite X 24 ore cdo diteX60 minuta cdo oreX 60 sekonda cdo minute X 300.000 km/sekonde shpejtesia e drites= ????? nje distance astronomike!!!!!! MUNDESIA E vetme mund te ishte qe qenjet e gjalla ti vendosin njerzit ne gjendje te ngrire ne diskun fluturus,i cili pa tjeter duhet te punoje me energji qe nuk mbaron dhe qe qenjet e gjala te ngrira te ringjallen kur te arrijne ne toke!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje