Ylli Baka qëllohet me pjatat e luleve në një event në Greqi, reagimi i këngëtarit (VIDEO)

16 Shkurt 2026, 10:25Lifestyle TEMA
Ylli Baka qëllohet me pjatat e luleve në një event në Greqi,

Një incident i papritur është regjistruar gjatë një performance të këngëtarit të muzikës popullore Ylli Baka, i cili është goditur nga disa persona nga audienca teksa ishte duke kënduar.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, artisti ishte në mes të performancës kur individë nga publiku i janë afruar dhe kanë hedhur drejt tij kuti dhe trëndafila.

Ndonëse kjo në fakt për disa nuk është konsideruar si incident, por si një traditë në tavernat greke, ku kutitë me trëndafila hidhen në shenjë argëtimi.

Megjithëse situata ishte e bezdisshme dhe irrituese në video, këngëtari ka ruajtur qetësinë dhe ka vazhduar performancën.

Ngjarja ka krijuar reagime të menjëhershme dhe shpërndarje të gjerë në rrjet. Edhe pse nuk ka një reagim mbi vërtetësinë e kësaj video nga këngëtari, disa ndjekës kanë reaguar duke dënuar dhunën gjatë eventeve artistike, ndërsa të tjerë e kanë shpjeguar si një traditë greke në evente të tilla./E.K

 

4 Komente

  1. R
    Rama Zoni

    Po reagimin e kengetarit e harruat ta vendosni apo thjesht titullin kete here

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ish emigrant ne Greqi.

      O injorant ato jane pjata letre lulesh qe hidhen ne Greqi neper taverrna e evente me kengetar qe kendojne lajv,madje ka dhe pjata porcelani qe i hedhin e i thyejne para dhe tek kembet e kengetarit te cilet tregojne respekt per kengetarin,por aty eshte pozicioni i ngusht i tavolinave dhe personi qe ja heth i tregon se sa shume ka harxhuar per lulet,bile ka qe ua zbrazin lulet ne koke e tje,dhe kengetari ua kthen duke jua hedhut personave prap.Per cfar reagimi flisni shume i sakt ishte reagimi i kenetarit. Ylli Baka eshte nje nga kengetaret me te dashur qe plqehet ne Greqi por jo vetem..Se kuptoj ku eshte arroganca ketu.

      Përgjigjjuni
      1. b
        buzuqi

        laka laka malaka plaka

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ????????‍♂️

          Stil vari karafilat

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje