Foto/ Personazhët e njohur të showbizit shqiptar bëjnë publike lidhjen e tyre romantike!

16 Shkurt 2026, 09:05Lifestyle TEMA
Foto/ Personazhët e njohur të showbizit shqiptar bëjnë

Tashmë ka ardhur konfirmimi zyrtar nga çifti më i përfolur i momentit në showbizin shqiptar.

Reperi i njohur Capital T ka publikuar për herë të parë një foto krah partneres së tij, modeles Adrola Dushi.

Fotoja romantike, e realizuar në qytet nën dritat e natës, i tregon të dy shumë të afërt dhe të buzëqeshur, duke reflektuar harmoninë mes tyre.

Krahas fotos, artisti ka zgjedhur edhe një përshkrim domethënës: “Unë nuk flas shumë për gjërat që kanë rëndësi. Thjesht i mbaj pranë vetes.”

Prej kohësh flitej për një lidhje mes tyre, por asnjëri nuk kishte folur hapur. Ky postim tashmë shihet si konfirmimi zyrtar i romancës së tyre.

Lini një Përgjigje