Një influencuese e njohur e ushqimit në Filipine ka ndërruar jetë pasi konsumoi një lloj gaforreje tepër helmuese gjatë xhirimit të një videoje për rrjetet sociale. Emma Amit, 51 vjeçe, kishte publikuar një video ku shfaqej duke kapur dhe më pas gatuar gaforren toksike Zosimus aeneus, e njohur në vend si Devil Crab. Ajo humbi ndjenjat pak minuta pas konsumimit dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë dy ditë më vonë.
Autoritetet lokale konfirmuan se në banesën e saj u gjetën disa lëvozhga gaforresh. Lloji i konsumuar përmban toksina shumë të rrezikshme që mund të rezultojnë fatale. Sipas ekspertëve, kjo gaforre konsiderohet ndër më helmueset në rajonin Indo-Paqësor dhe në rreth gjysmën e rasteve helmimi përfundon me vdekje.
Një mik i saj, i cili gjithashtu kishte konsumuar nga gaforret, raportohet se ka humbur jetën./E.K
Burimi: People
Po kush ua jep statusin si influencere këtyre idioteve? Ça dmth influencer? Kushdo që ka një numër të madh ndjekësish se paraqet reklama apo gomarllqe dhe ka shikueshmëri? Këto lloj idiotesh bëjnë dëm se mund të inflencojnë budallenj të tjerë të veprojnë si kjo, psh duke ngrënë gafore helmuese.
Po na marrin kete brez ne qafe keta influencuesit me idiotesirat e tyre
NJE IDIOTE ME PAK.BRAVO GAFORRES.
Pupupup sa gjynah. Si ka mundesi po rritet brezi budallave... gjuthsesi shume gjynah RIP zmr